VËSHTRIM ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” TË REXHEP QOSJES

AJDINI, Arbana (2025) VËSHTRIM ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË” TË REXHEP QOSJES. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 58-61. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2025-58-61.pdf

Download (652kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=2

Abstract

Kritikët letrar shkrimtarin Rexhep Qosje e kanë vlerësuar si një nga postmodernistët e parë të letërsisë shqipe. Shenjat treguese të postmodernizmit krijues të Rexhep Qosjes dalin në sipërfaqe që në romanin e tij të parë,“Vdekja më vjen prej syve të tillë”, ku ka sjellë risi të shumta si në përmbajtje e formë, po ashtu edhe në aspektin letrar e gjuhësor, duke sjellë risi edhe në mënyrën e përdorimit të figurave stilistike etj. Në veçanti kritikët letrar përmendin trajtimin dhe mbarështimin e personazheve që ai trajton dhe shtjellon në prozën e tij romaneske. Në roman “Vdekja më vjen prej syve të tillë” shkrimtari përfshinë disa veçori të ligjërimit modern e postmodern, si për nga teknikat e rrëfimit narrativ në mënyra të ndryshme, duke pasqyruar realitetin e shoqërisë, gjë të cilën e bën në mënyrë të jashtëzakonshme përmes pasqyrimit të figurave stilistike të ironisë e sarkazmit, që shfaqen tek ngjarjet e krijuara nga personazhe të ndryshëm. Me një mjeshtëri artistike të jashtëzakonshme ka arritur që përmes personazheve të trajtoj krizën e identitetit, për të kuptuar vendin e tyre në botën tonë shqiptare, po ashtu edhe rolin e tyre në shoqëri, si një nga temat kryesore të postmodernizmit. Në roman ligjërimi postmodern bëhet edhe më i veçantë pasi shkrimtari ka ditur të luaj me rendin kronologjik si dhe me vijueshmërinë logjike të ngjarjeve me të cilën rrethohen dhe ballafaqohen personazhet. Ky roman edhe pse i pari i këtij lloji në letërsinë tonë kombëtare është i përbërë dhe dallohet nga disa aspekte shumë të rëndësishme gjatë mbarështimit të tij, si në trajtimin e vlerave universale, edukimin shoqëror dhe ndjekjen e vlerave historik, konteksti social dhe politike në tërësi.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: identiteti, ligjërimi postmodern, vlerat universale, ironia, sarkazma.
Subjects: P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 15 Sep 2025 13:44
Last Modified: 15 Sep 2025 13:44
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2048

Actions (login required)

View Item View Item