HASI, Fatbardhe (2025) ROMANI “BIJTË E ASKUJT” I REXHEP QOSJES NËN PRIZMIN NARRATOLOGJIK. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 137-145. ISSN 2545-4919
![]() |
Text
ALBANOLOGJIA 2025-137-145.pdf Download (675kB) |
Abstract
Rexhep Qosja është ndër shkrimtaret eminent të letërsisë mbarë shqiptare. Letërsia shqipe në vitet shtatëdhjeta është pikëtakuar më atë botërore falë krijimtarisë së këtij autori, konkretisht me romani i tij i parë “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Më pas të gjithë romanet e tij kanë lënë vulë dhe janë model se si duhet krijuar një letërsi e mirëfilltë. Romani “Bijtë e askujt”, ka një narracion të dallueshëm sepse ai përbëhet nga dy linja narrative, kjo gjë i mundëson romanit të lexohet si dy në një. Pra, janë dy histori paralele që rrugëtojnë brenda një romani. Kështu, romani ka dy protagonist kryesor jeta e të cilëve rrëfehet e që janë edhe personazhet më fatkeq të romanit, sepse ata janë të detyruar ta braktisin vendin e tyre pa dashje, njëri në komunizëm e tjetri në demokraci. Këtë fatkeqësi të protagonistëve të tij Qosja i ka përkufizuar si bijtë e askujt, duke e bërë këtë emërtim edhe titull të romanit. Fokusimi ynë në këtë punim janë elementet e teorisë së narratologjisë, se si ato praktikohen nga autori Qosja, gjë kjo që nënkupton se edhe metoda e punës është ajo narratologjike. Konkretisht do të ndalemi në identifikimin dhe klasifikimin e narratorëve; në ndërtimin dhe paraqitjen e personazheve; në elementet e kohës dhe vendit. Varësisht ecurisë së punimit mund të ndërfuten edhe elemente të tjera narratologjike.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Miran Bushati,, Delina Derti, narratori, personazhet, koha, hapësira. |
Subjects: | P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 16 Sep 2025 10:08 |
Last Modified: | 16 Sep 2025 10:08 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2061 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |