THE MAKER OF WORDS AND IMAGES: ISMAIL KADARE’S POETIC WORK ‘SOME RAINDROPS FELL ON THE GLASS’

KALLDRËMXHIU, Nikoleta and SHKURTI, Pavël (2025) THE MAKER OF WORDS AND IMAGES: ISMAIL KADARE’S POETIC WORK ‘SOME RAINDROPS FELL ON THE GLASS’. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 252-264. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2025-252-264.pdf

Download (922kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=2

Abstract

Poezia nuk është e paqartë, sa duket. Ajo mund të shfaqë imazhe po aq të sakta sa proza. Duke eksploruar poezinë e Kadaresë, kemi vënë re mbi 45 krahasime dhe 10 metafora që sjellin një përzierje unike të imazheve nga jeta e përditshme, natyra dhe mitologjia. Përzierja e stileve sjell fjalë nga fusha semantike e fenomeneve natyrore: kristal bore, re, qiell, breshër, hënë, dimër, vjeshtë, ku termi shkon dorë për dore me kuptimin e tij dhurues; krijimtaria bashkë me shkatërrimin si pjesë e natyrës dhe fuqisë njerëzore. Ose fjalë të tjera me natyrë shkencore si: polen, projekt, mesjetë, plotësojnë panoramën e mënyrës se si tema e dashurisë paraqitet në perceptimin e autorit. Për të plotësuar imazhet shërbejnë edhe fjalë të stilit bisedor të përdorura si krahasime. Të gjitha fjalët-simbol të tij janë dhënë në çdo pozicion semantik për të treguar kuptimin e tyre shpirtëror dhe të përtëritur, së bashku me imazhet (në forma, grafikë dhe fotografi). Çdo fjalë jepet me një përkufizim të shkurtër për një kuptim të vetëm; një shënim shpjegues me kontekst ilustrues ose citim ilustrues. Çdo fjalë mund të zëvendësohet me një sinonim me kuptim figurativ së bashku me imazhe. Disa imazhe do të vendosen në seri për të shpjeguar temat si pastërtia, bukuria, romanca, transformimi etj. Meqë nuk mund të shkruajmë shkurt për Ismail Kadarenë, menduam një punim të larmishëm që paraqet pjesë të një projekti për kabinetin e gjuhës shqipe dhe temave e shkrimtarëve të shquar shqiptarë, të cilat mund të eksplorohen dhe të sjellin kënaqësi. Mendojmë të shërbejë si qasje e shumëfishtë qê ndërthur njohuritë shkencore me realitetin e shoqërinë.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: fenomene natyrore, fjalë-simbol, projekt ndërdisiplinor, temë letrare, fushë semantike
Subjects: P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 17 Sep 2025 12:13
Last Modified: 17 Sep 2025 12:13
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2078

Actions (login required)

View Item View Item