MILLAKU, Shkelqim (2025) KOMPOZITAT NË ROMANIN ‘BIJTË E ASKUJT 1, 2’. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 342-349. ISSN 2545-4919
![]() |
Text
ALBANOLOGJIA 2025-342-349.pdf Download (685kB) |
Abstract
Fjalët e përbëra të shqipes janë të ndryshme dhe janë pasqyruar relativisht vonë në gramatikat e gjuhës shqipe. Ato kanë filluar nga mesi i shekullit XIX duke kaluar përmes dy rrymave: Në rrymën e parë hynë autorët e huaj, si: Hahni, Dozoni, Weigandi e ndonjë tjetër, të cilët e mohojnë plotësisht ekzistimin e kompozitave të mirëfillta të shqipes, kurse nga ana tjetër (rryma e dytë), dashamirët e gjuhës shqipe, të cilët u mbështetën në gjuhën popullore të shqipes dhanë një pasqyrim objektiv të fjalëve të përbëra. Si themelvënës të një tradite të tillë janë gramatikanët: K. Kristoforidhi, S. Frashëri, N. Frashëri, K. Cipo e ndonjë tjetër. Në përgjithësi në korpusin e Rexhep Qosjes dhe në veçanti në romanet e tij kemi evidencuar mjaft kompozita të llojeve të ndryshme, të cilat janë në përdorim dhe të sistemuara, mirëpo kemi edhe fjalë të reja, apo kompozita që nuk janë në FEGjSh dhe si të tilla e pasurojnë gjuhën. Formimet e tyre janë: këpujore - bashkërenditëse, përcaktuese - nënrenditëse, të tipit të përzier kompozitë + ndajshtim, pastaj kompozitat dëshirore, urdhërore, sinonimike, antonimike, kompozita me shkurtesa e ndonjë tip e nëntip tjetër që janë evidencuar dhe prodhimtare në krijimtarinë e Qosjes. Disa nga fjalët e përbëra janë: Bashkëdyzim, bojëhiri, bojëqielli, duarshtrënguar, emërvend, fulqinjgjerë, gjysmëmaturë, kult-filmin, puthakëmbës, Qosja-Kadare, shqiptare-turke-iraniane, vendzbulimeve, radio-shërbëtorët, atëherë-shkrimtarët, ballukedjathtas, ballukedrejtë, ballukegjatë, bashkëkëngëtar, bashkim-vëllazërim, bojëbalte, bojëbari, bojëgruri, bojëhiri, bojëqielli, brekëshqyer, bukurpajtuar, buzëdredhur, buzërrudhur, buzëvrenjtur etj.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Rexhep Qosja, kompozitat, duargjatë, duarlirë, duarpaluar, duarshtrënguar, duarshtrirë. |
Subjects: | P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 18 Sep 2025 07:51 |
Last Modified: | 18 Sep 2025 07:51 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2088 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |