ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES

Rexhepi, Zeqirja and Alili Rexhepi, Zejnepe (2025) ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 379-382. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2025-379-382.pdf

Download (807kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=2

Abstract

Shqiptarët njihen si një ndër popujt më të vjetër të Evropës, megjithatë ata u çliruan më vonë nga të tjerët. Gjatë historisë, shqiptarët kontribuan në ruajtjen e identitetit kulturor dhe politik të Evropës, por Fuqitë Evropiane, nuk i morën parasysh lutjet dhe kërkesat e shqiptarëve, as në Berlin (1878), as në Londër (1913) dhe as në Paris (1919). Shqiptarët me përpjekjet e veta e realizuan unifikimin kulturor, por nuk arritën ta vëjnë edhe unifikimin politik, sepse kjo nuk varej vetëm prej tyre, kështu mbetën të copëzuar politikisht pa formuar asnjë qendër të fuqishme administrative, politike, diplomatike, ekonomike dhe kulturore, me të cilën do të identifikohej i tërë kombi. Për këtë çështe ka shkruar mjaft në veprat e tij Akademik Rexhep Qosja, që midis tjerash thotë: “E kemi mbijetuar marshin vrastar të historisë, por ka mbetur muri tragjik që e ka ndarë përgjysmë popullin tonë”. Fatet e popujve të vegjël, gjithnjë, i kanë përcaktuar “të mëdhenjtë”. Kështu ka ndodhur edhe me fatin e popullit shqiptar, ku padrejtësia ka qenë shumë e madhe, aq sa nikoqiri i konferencës së ambasadorëve në Londër, Eduard Grej, më 12 gusht 1913, duke dashur të arsyetohet para gjykimit të historisë, deklaron: “Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”. Eduard Grej, nga varri ku pushon, duhet t’i përgjigjet historisë: A u ruajt paqja në Evropë nga sakrifikimi i shqiptarëve?

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: historia shqiptare, popull më i vjetër, marshi vrastar, muri tragjik, pikëpamje e gjykime...
Subjects: P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 18 Sep 2025 08:27
Last Modified: 18 Sep 2025 08:27
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2094

Actions (login required)

View Item View Item