Arifi, Fatmir and DAIU, Dorina (2026) MIDIS “ARMIKUT TË JASHTËM” DHE “ARMIKUT TË BRENDSHËM”: DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1981 NË DISKURSIN POLITIK DHE TË SIGURISË SË JUGOSLLAVISË SOCIALISTE. In: INTERNATIONAL CONFERENCE “FROM RESEARCH TO APPLICATION”, 18-19 November, 2026.
|
Text
Proceedings Book 2026 DOI-834-852.pdf Download (624kB) |
Abstract
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike diskursin politik dhe të sigurisë së autoriteteve jugosllave mbi demonstratat shqiptare të vitit 1981 në Kosovë, duke u përqendruar në ndërtimin e narratives së “armikut të jashtëm” dhe në ndërthurjen e saj me kategorinë e “armikut të brendshëm”. Në qendër të analizës janë pretendimet për përfshirjen e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Bashkimit Sovjetik në nxitjen ose organizimin e demonstratave, si dhe mënyra se si këto pretendime u përdorën për të interpretuar krizën politike në Kosovë. Punimi synon të dallojë akuzat e institucioneve jugosllave nga dëshmitë dokumentare që mund t’i mbështesin ato, duke i vendosur burimet në kontekstin e marrëdhënieve politike, kombëtare dhe ndërkombëtare të kohës. Përmes analizës së dokumenteve politike dhe të sigurisë, deklaratave të përfaqësuesve të udhëheqjes jugosllave, shtypit të kohës dhe vlerësimeve të tjera bashkëkohore, shqyrtohet gjithashtu përdorimi i nocioneve “irredentizëm”, “separatizëm” dhe “kundërrevolucion” në diskursin politik e juridik të Jugosllavisë socialiste. Vëmendje e veçantë i kushtohet neneve 114, 116 dhe 136 të Kodit Penal federal të vitit 1977, si dhe dallimit ndërmjet etiketimit politik të veprimtarive shqiptare dhe kualifikimit të tyre juridik. Analiza argumenton se narrativa e ndërhyrjes së jashtme u bë pjesë e një interpretimi më të gjerë të krizës, i cili e vendosi mobilizimin politik shqiptar në kuadrin e sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes së rendit kushtetues jugosllav. Për rrjedhojë, demonstratat e vitit 1981 shqyrtohen në raport jo vetëm me pretendimet për ndikime të jashtme, por edhe me kontradiktat e brendshme politike, statusin kushtetues të Kosovës dhe veprimtarinë e organizatave të fshehta shqiptare me orientim çlirimtar.
| Item Type: | Conference or Workshop Item (Paper) |
|---|---|
| Subjects: | K Law > K Law (General) |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Law |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 24 Nov 2026 09:57 |
| Last Modified: | 26 Nov 2026 14:43 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2787 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
