MARRËDHËNIET MES ARTIT TEATRAL-DRAMËS DHE FILMIT

Salihu, Ajmon (2021) MARRËDHËNIET MES ARTIT TEATRAL-DRAMËS DHE FILMIT. International Journal of Human Sciences, 9 (15-16). ISSN 2671-3012

[img] Text
1 - 9 - 19.pdf

Download (335kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia/h...

Abstract

Drama si art që daton që nga koha parahistorike u zhvillua bashkë me kulturën dhe nevojat e popullit për argëtim, ndërsa filmi si art i shek. XX. në fillet e tij konsiderohej si dramë e fotografuar. Drama dhe filmi përgjatë zhvillimit të tyre kanë pasur një marrëdhënie të ndërsjellë dhe komplekse. Filmi në fillet e tij u distancua nga letërsia, duke u mbështetur fort në mikrofizionomi dhe mikrodinamikë. Kineastët e atëhershëm kërkonin një stil të kulluar të artit filmik. Por përgjatë zhvillimit, ai mbërtheu në vete pothuajse të gjitha artet tjera, përfshirë edhe letërsinë. Me zbulimin e teknikave të reja dhe teknologjisë, arti filmik u zhvillua hovshëm, duke absorbuar kështu interesin e audiencës. Megjithatë drama ka qenë dhe vazhdon të jetë art i preferuar i shumë regjisorëve, skenaristëve dhe dramaturgëve. Jam rrekur të bëj ketë hulumtim për të gjetur nëse zhvillimi i filmit po zbeh vlerat e dramës e rrjedhimisht dhe interesimin e audiencës. Gjatë këtij studimi kam arritur në përfundim se drama dhe filmi si dy arte të ndryshme, në esencë vazhdojnë të kenë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre. Duke qenë se teatri kryen funksione të veçanta ia doli të ruante forcën e tij. Por sot teatrit me shumë se kurrë i duhen rregulla të reja. Duke u përkushtuar për një dramaturgji me e fuqishme, konflikte të thella, si dhe duke shfaqur problemet thelbësore të qenies njerëzore, do të jenë me afër me audiencën e cila nuk do ta braktisë asnjëherë.

Item Type: Article
Subjects: N Fine Arts > N Visual arts (General) For photography, see TR
N Fine Arts > NX Arts in general
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 22 Sep 2021 14:18
Last Modified: 22 Sep 2021 14:18
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/747

Actions (login required)

View Item View Item