SULEJMANI, Berton (2025) KONTRIBUTI SHKENCOR I AKADEMIK KOLEC TOPALLIT NË REVISTËN SHKENCORE “ALBANOLOGJIA” TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 67-75. ISSN 2545-4919
![]() |
Text
ALBANOLOGJIA 2025-67-75.pdf Download (786kB) |
Abstract
Akademik Kolec Topalli është një personalitet i shquar i shkencave albanologjike të kohës sonë. Rezultatet e punës që na i ka lënë, shtrihen në fusha të ndryshme hulumtimi të historisë së gjuhës shqipe. Kolec Topalli e përmbylli veprimtarinë e tij shkencore me një sintezë të gjerë për historinë fonetike, për historinë gramatikore, për historinë e leksikut, siç është Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe i cili nga shtypi doli në nëntor të vitit 2017. Në këtë kumtesë do të paraqesim kontributin e Profesor Topallit për revistën shkencore “Albanologjia”. Në këtë revistë ai ka botuar këto punime shkencore: “Parimet themelore të hartimit të alfabetit të shqipes” dhe “Vendi i Selman Rizës për shkencat albanologjike”. Gjatë punimeve të Seminarit XII Ndërkombëtar të Albanologjisë të organizuar nga Universiteti i Tetovës u bë edhe paraqitja e veprës së akad. Kolec Topallit me titull “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që e ka botuar QSA-IGJL, Tiranë më 2017. Ndërsa për Kolec Topallin në revistën shkencore “Albanologjia” kanë botuar: Valter Memisha, Anila Omari, Tefë Topalli, Begzad Baliu, Berton Sulejmani, Hana Radoniqi, Edona Jahiu.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Kolec Topalli, albanologji, “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, alfabeti i shqipes, revista “Albanologjia”, gjuhë shqipe, kontribut shkencor. |
Subjects: | P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 15 Sep 2025 13:57 |
Last Modified: | 15 Sep 2025 13:57 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2050 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |