GJUHA DHE STILI NË KRIJIMTARINË LETRARE MODERNE DHE POSTMODERNE TË REXHEP QOSJES, SIPAS SHEFKIJE ISLAMAJ

ZEQIRI, Melihate (2025) GJUHA DHE STILI NË KRIJIMTARINË LETRARE MODERNE DHE POSTMODERNE TË REXHEP QOSJES, SIPAS SHEFKIJE ISLAMAJ. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 232-236. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2025-232-236.pdf

Download (530kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=2

Abstract

Krijimtaria e tij letrare dhe artistike e identifikon shkrimtarin Rexhep Qosja si nismëtarin dhe përfaqësuesin më të veçantë të postmodernizmit në letërsinë shqipe. Nga studiuesit e veprës së tij artistike, ai konsiderohet njëri ndër përfaqësuesit më të veçantë të letërsisë postmoderne shqipe. Romanet e tij dallojnë prej romaneve të letërsisë shqipe për mënyrën si i bashkojnë ato imagjinaren e njëmendësinë, për mënyrën e formësimit artistik, për përdorimin e veçantë të gjuhës e të stilit dhe për estetikën e tyre në përgjithësi. Romanet e Rexhep Qosjes ofrojnë mundësi të pakufishme për të interpretuar tema, subjekte, ide, personazhe e sidomos strukturën e brendshme të të gjitha kuptimeve asociative e simbolike deri te pasuria e pashtershme gjuhësore e stilistike. Gjuha dhe stili i shkrimtarit Rexhep Qosja përmban, stilistikën leksiko-semantike, stilistikën sintaksore, stilistika tekstore-ligjërimore, figurshmëria dhe teknika postmoderne. Qosja me prozën e tij artistike, me gjuhën dhe stilin, ia ka siguruar vetes paharresën dhe vendin e çmuar në “mbretërinë” e letërsisë shqiptare. Rexhep Qosja është krijues i madh me vëllimin e veprave, me vizionin largpamës, me stilin e përsosur dhe modern, është individualiteti kompleks dhe komplet, kurse vepra e tij e madhe në sasi e në cilësi shprehje jo vetëm e dhuntisë po sidomos është shprehje e një pune të madhe, të mundimshme, sistemore e të disiplinuar, shprehje e një thellësie mendimesh e ndjenjash pambarimisht të pasura e të larmishme. Shkruan ashtu siç thotë Çehovi: që fjalët të ndihen ngushtë, kurse mendimet gjerë.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: shkrimtari, gjuha, stili, ligjërimi, mendimi...
Subjects: P Language and Literature > PL Languages and literatures of Eastern Asia, Africa, Oceania
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 17 Sep 2025 07:23
Last Modified: 17 Sep 2025 07:23
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2074

Actions (login required)

View Item View Item