Haluci, Alta (2022) PASURIMI I GJUHËS SHQIPE NË VEPRAT LETRARE (GJUHA E VEPRËS SË VILHELME VRANARIT TEK ROMANET “UNIKALE” DHE “DHEMBJE NËNE”). International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 9-19. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 19 - 2022 - 05.11.2022 FINAL-9-19.pdf Download (559kB) |
Abstract
Punimi ynë ka të bëjë me prozën e shkrimtares Vilhelme Vranari. Ajo luan me fjalën e sidomos me të folmen e Vlorës dhe po aq këndshëm ndikon edhe në shijet e lexuesit duke e bërë atë të përfshihet dhe të bëhet një me atë që lexon. Në studimin e bërë në dy romanet e shkrimtares vëmendja më e madhe e studimit është përqendruar te ndarja e leksikut sipas pjesëve të ligjëratës, veçanërisht te mënyra e fjalëformimit të tyre. Ndër mjetet me vlerë emocionuese e stilistike në veprën e Vilhelme Vranarit zë një vend kryesor edhe frazeologjia. Ajo që bie në sy është se në të dy romanet e studiuara një pjesë e madhe e emërtimeve të huaja janë shkruar ashtu siç janë në origjinal dhe nuk janë shqipëruar. Kjo, edhe për shkak të jetesës së shkrimtares jashtë kufijve të Shqipërisë, ndaj ajo e ka pasur më të lehtë për të dhënë një pasqyrë të vendeve, por edhe të kulturës së tyre. Mund të themi se huazimet nga gjuhët e huaja, ndryshe nga fjalët e huaja të panevojshme e të parrënjosura në gjuhë, e kanë gjetur vendin e tyre në gjuhë shumë mirë tek krijimet e V. Vranarit. Në studim kemi paraqitur edhe analizat statistike të fjalëve të ndara sipas pjesëve të ligjëratës nëpërmjet programit të konkordancave duke filluar me Word List, konkordancat e fjalëve dhe statistikat.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 08 Nov 2022 10:27 |
Last Modified: | 08 Nov 2022 10:27 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1135 |
Actions (login required)
View Item |