SHQIPJA, RUAJTJA E IDENTITETIT DHE PASURIMI I SAJ NË EPOKËN E GLOBALIZIMIT

Memia, Astrit (2022) SHQIPJA, RUAJTJA E IDENTITETIT DHE PASURIMI I SAJ NË EPOKËN E GLOBALIZIMIT. International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 20-39. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 19 - 2022 - 05.11.2022 FINAL-20-39.pdf

Download (539kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia/v...

Abstract

Tre Gj-të: Gjaku, Gjuha, Gjeografia përbëjnë ADN-në e etnogjenezës së hapësirës jetike shqiptare si komb providencialo-hyjnor. Gjuha shqipe e rimirëformatuar standarde do të marrë vendin meritor si instituti i gjithë diturisë dhe do t’i shërbejë qytetërimit të brezave, arsimit, shkencës, kulturës, pasurimit, ekonomisë së tregut. Gjuha shqipe natyrore dhe bashkëkohore e mirëpërdorur, mbështetur në rrafshin diakronik e sinkronik, do të ngrejë jetën duke i dhënë kuptim të plotë, vlerë dhe dinjitet njerëzor. Psikika etnokulturore shqiptare dhe veshja e mendimit përmes gjuhës është çelësi i lirisë dhe i demokracisë së qytetërimit tonë mbarëkombëtar. Kërkohet guxim, vendosmëri, përgjegjësi nga elita intelektuale për të sotmen e të nesërmen e dijes, shkencës, gjuhës, albanologjisë, etnokulturës. Përmirësimi dhe pasurimi i standardit edhe me forma e shprehje të mbetura jashtë sistemit sot është domosdoshmëri. Shqiptarët autoktonë në trojet e veta etnike të Ballkanit Ilirik, në Shqipëri e Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri e Preshevë, kanë derivuar realitete krejtësisht të reja sociolinguistike, si dhe pozitivitetin e krijimit të sociolekteve të një “përzierjeje të folmesh” drejt zgjerimit të gjuhës standarde e çlirimit nga “gjuha e drurit” për t’u larmue me prurje nga dialekti gegë dhe arbëresh. Që në lashtësi, nga mendimtarët, përdorimi i gjuhës amtare është formuluar si rregullator i jetës politike. Përderisa përvetësimi i standardit nuk ka arritur në nivelet e duhura, diskutimi mbi çështjen e planifikimit dhe politikave gjuhësore, mbi standardizimin e 1972-shit nuk është më temë tabu. Gjuha shqipe si kryevlerë e kohës do të jetë një urë afrimi me Perëndimin dhe do t’i shërbejë progresit e prosperitetit. Çështja e rivitalizimit, e ruajtjes dhe domosdoshmëria e pasurimit të gjuhës shqipe duhet të kuptohet nga politikanët, qeveritarët dhe intelektualët shqiptarë si nevojë e kohës dhe oksigjen për brezat e rinj. Pasurimi i standardizimit do të ndodhë i sigurt përmes një reformimi të butë evolutiv, jo kurrsesi revolucionar.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: gjuhë, komb, standard, njësim, kulturë.
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 08 Nov 2022 10:31
Last Modified: 08 Nov 2022 10:31
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1136

Actions (login required)

View Item View Item