VENDLINDJA VLERË MBI VLERAT NDAJ AJO ËSHTË VETËM “NJË”

S.Larti, Ilia (2022) VENDLINDJA VLERË MBI VLERAT NDAJ AJO ËSHTË VETËM “NJË”. International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 69-77. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 19 - 2022 - 05.11.2022 FINAL-69-77.pdf

Download (704kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia/v...

Abstract

Atdhedashuria është një ndjenjë e pastër shpirtërore që gjendet thellë në natyrën e çdo njeriu. Vendi ku lind ai, ku hap sytë, loz me dheun e tij, rritet nga ushqimet që nxjerr ai dhé, kalon stinët e jetës bashkë me ato të vendit, për të ai bëhet si nënë dhe natyrisht, dashuria ndaj tij shkrihet në gjakun e tij. Nëse atdhedashuria shfaqet në formën e duhur te njeriu, ajo mund të kultivojë tek ai vlera e virtyte të larta, e të kontribuojë për mbarësinë, jo vetëm të kombit, por të gjithë njerëzimit. Por, a lind vetvetiu dashuria ndaj atdheut në natyrën e njeriut apo i paraprin asaj diçka?! Çfarë është atdheu për dikë?, dhe, çka është ajo që i bën njerëzit ta duan atdheun? Atdheu, në radhë të parë, është pasuri, pasuri që duhet ruajtur. E ajo pasuri është e gjithanshme: familje, gjuhë, veshje, kulturë, etj. Që të gjitha këto formojnë vlerë, e cila lind një dashuri të natyrshme ndaj atdheut. Kush më pak e kush më shumë orientohet nga resuset që e mbushin zemrën e tij për dashuri e besnikëri ndaj atdheut. Vendlindja është vendi ku njeriu lind rritet, vendi ku njeriu në ecurinë e jetës tij merr mësimet e fëmirisë, ku jeton çdo çast sa me gëzime por edhe me hidherimet. Në vendlidje, njeriu nis jetën aktive duke hedhur hapin e parë dhe nis rrugën e jetesës. Vendlindja është toka e shenjtë, ku çdo pjesë e saj i kujton njeriut origjinën e tij. Vendlindja ime Korça rri e veshur është veshur me të katër ngjyrat sipas stinve, si e gjelbëra që mbizotëron në pranverë dhe verë, në vjeshtë verdhon dhe në dimër bardhon. Lulet janë të pranishme dhe pushtojnë çdo pjesë të qytetit tim të lulëzuar është bukur t`i shohësh. Malet përcjellin pastërëtinë e tyre në maksimum. Me një fjalë çdo gjë është e hijshme madje dhe e magjishme, pra çdo pjesë e vendlindjes time është e bukur e shëndetëshme që të jep gëzim e optimizëm.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: atdhe, vendlindje, komb, rilindja kombëtare.
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 08 Nov 2022 10:47
Last Modified: 08 Nov 2022 10:47
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1141

Actions (login required)

View Item View Item