RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR PËRMES GJUHËS SHQIPE NË MËRGATËN NË BULLGARI, UKRAINË, RUMANI DHE TURQI

Devaja, Kurtesh (2022) RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR PËRMES GJUHËS SHQIPE NË MËRGATËN NË BULLGARI, UKRAINË, RUMANI DHE TURQI. International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 78-84. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 19 - 2022 - 05.11.2022 FINAL-78-84.pdf

Download (311kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia/v...

Abstract

Zhvillimet historike, shpesh edhe tragjike në gadishullin e Ballkanit, siç ishin luftërat, persekutimi dhe torturimi i egër nga pushtuesit e ndryshëm, në vazhdimësi krijuan rrethana të vështira, madje edhe tragjike për shqiptarët. Duke mos mundur t`i përballojë këto fatkeqësi, një pjesë e kombit tonë u detyrua që të zhvendosej nga vatrat e veta dhe migroi për të gjetur strehë në shtetet fqinje, por edhe në vende më të largëta. Sot bota e di ku jemi, se ne dhe historia jonë datojnë që nga pellazgët, ilirët, arbërit dhe shqiptarët. Nëse u referohemi të dhënave demografike, burimeve historike, studiueseve dhe autorëve të ndryshëm, mund të nxirret një konkluzion i përafërt, por jozyrtar, se në gjithë globin, numri i shqiptarëve sillet mbi 15 milionë, por mund të jetë edhe 20 milionë. Sigurisht që numri nuk mund të jetë i saktë, pasi është e pamundur të bëhet numërimi i të gjithë shqiptarëve autoktonë ose emigrantë. Shifrat mund të jenë më të mëdha apo më të vogla, sepse shqiptarët janë të shpërndarë nëpër shtete të ndryshme, ku më pak e ku më shumë. Mërgata shqiptare në botë luan rol të rëndësishëm për sa i përket ruajtjes së identitetit dhe gjuhës shqipe në shtetet e ndryshme ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Këtë çështje e kam shtjelluar gjerësisht në librat që kam botuar vitet e fundit, pas hulumtimeve që kam bërë në shtetet ku shqiptarët migruan në masë. Fokusi im është përqendruar në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes gjuhës shqipe të shqiptarëve që jetojnë në Bullgari, në Ukrainë, në Rumani e vende të tjera. Mërgimtarët tashmë kanë formuar shoqatat e tyre edhe në vendet më të largëta.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 08 Nov 2022 10:51
Last Modified: 08 Nov 2022 10:51
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1142

Actions (login required)

View Item View Item