STRUKTURA E ROMANEVE TË FATOS KONGOLIT

Xhaferi, Adelina (2023) STRUKTURA E ROMANEVE TË FATOS KONGOLIT. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 19-29. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - Compact-21-31.pdf

Download (303kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Ky punim letrar, i nxitur nga proza narrative e Kongolit, do të përqendrohet në strukturën e romaneve. Në to, nga një këndvështrim letrar, do të shihen në hollësi pikat e veçanta për nga paraqitja e jashtme e personazheve, si dhe ajo e brendshme. Herë të tjera, punimi, romanet e këtij shkrimtari të periudhës bashkëkohore shqipe, do t’i sheh edhe për nga ana kompozicionale, meqë thuhet se është pjesa themelore për një vepër me natyrë bashkëkohore. Ky punim, duke mëtuar për një paraqitje sa më të hollësishme, siç do të shihet në punim, do të jep edhe mënyrën se si në të njëjtat krijime shfaqen: përsëritjet e motiveve letrare, natyrat e rrëfimeve unazore, natyrat e rrëfimeve paralele, ose bashkë me këto, edhe vetë përmbysjet kohore në çastet kur nuk priten, jo vetëm nga personazhi, por, edhe nga vetë lexuesi, i cili e paraqet anën e jashtme të kësaj letërsie. Falë kësaj pune që ka krijuar Kongoli për vite të tëra, edhe punimi do të tregojë se sa e rëndësishme është struktura me të cilën na paraqitet një roman, sidomos kur personazhi bën zë dhe tregon dallim nga ata të mëparshmit.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: proza shqipe, personazhi, ngjarjet, mentaliteti, Kongoli
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 24 Sep 2023 18:16
Last Modified: 03 Oct 2023 10:24
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1227

Actions (login required)

View Item View Item