NDIKIMI I INTERNETIT DHE VIDEOLOJËRAVE NË (MOS)NXËNIEN E SHQIPES TE FËMIJËT PARASHKOLLORË NË RMV

HAJDARI-QAMILI, Ajten (2023) NDIKIMI I INTERNETIT DHE VIDEOLOJËRAVE NË (MOS)NXËNIEN E SHQIPES TE FËMIJËT PARASHKOLLORË NË RMV. International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 54-60. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - Compact-56-62.pdf

Download (303kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Përgjatë këtyre 10-20 viteve të fundit, interneti dhe sistemet e rrjeteve sociale janë bërë gjithnjë e më popullore dhe janë futur në jetën e njerëzve në shumë mënyra. Këto faqe janë konsideruar si çerdhe e medias sociale, sidomos YouTube dhe videolojërat si faqe më me ndikim në zhvillimin e fëmijëve. Efektet negative të internetit pasqyrohen edhe te shpërfillja e shqipes nga fëmijët shqiptarë, sepse gjeneratat e reja më parë e mësojnë anglishten, sesa shqipen dhe po asimilohen duke jetuar në trojet autoktone shqiptare. Kjo dukuri që hapëron me hapa shumë të shpejta, rrezikon që për një periudhë të shkurtër të shuhemi si komb. Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë dhe të vërtetojë se si po ndikon interneti dhe videolojërat në nxënien ose mosnxënien e shqipes nga fëmijët parashkollorë në RMV. Metodat që janë shfrytëzuar për këtë hulumtim, janë metoda e anketimit dhe analizës. Të dhënat janë mbështetur në rezultatet e mbledhura nga pyetësori që ua kam shpërndarë edukatoreve të çerdheve në vendbanimet shqiptare të RMV-së dhe prindërve të fëmijëve parashkollorë. Gjithsej kanë marrë pjesë 80 prindër të fëmijëve të moshave prej 2-6 vjeç dhe 9 edukatore. Nga ky hulumtim erdhëm në përfundim se në rrjetet sociale përveç që shfaqet një numër i konsiderueshëm i llojeve të dhunës kibernetike, si: talljet, ngacimi seksual, shantazhimi me fotogorafi, kërcënime të ndryshme, varësia nga interneti, privimi nga gjumi i shëndetshëm etj., shfaqet edhe një dukuri tjetër shumë e dhimbshme që po përhapet te fëmijët shqiptarë, e ajo është se nuk arrijnë ta mësojnë gjuhën e tyre amtare, ngaqë rriten duke dëgjuar më shumë anglishten, sesa shqipen. Fëmijët 2-6 vjeç në familjet 100% shqiptare flasin anglisht, gjegjësisht dëgjojnë prindërit shqip, por u përgjigjen anglisht ose gërshetojnë fjali me fjalë shqipe dhe anglishte, kurse nëpër çerdhe apo në park fëmijët mes vete flasin anglisht.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 24 Sep 2023 18:54
Last Modified: 03 Oct 2023 11:34
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1235

Actions (login required)

View Item View Item