MBI DISA TERMA TË GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME NË RAPORT ME TË GJUHËSISË SHQIPTARE

SHALA, Flamur (2023) MBI DISA TERMA TË GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME NË RAPORT ME TË GJUHËSISË SHQIPTARE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 159-166. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - 20.09.2023 -159-166.pdf

Download (494kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Në këtë punim trajtohen disa terma që emërtojnë dukuri gjuhësore dhe interpretimet për to, të papërfshira në tekstet që trajtojnë dukuri gjuhësore për shqipen, pa u kufizuar brenda shenjave të pikësimit të fjalisë. Trajtimi teorik për dukuritë gjuhësore, gramatikore, sociolinguistike, gjenerativiste e në vecanti të gramatikës së tekstit të gjuhës shqipe, si fushë relativisht e re e gjuhësisë shqiptare, kërkon, sa dije për metodologjinë studimore si tërësi e metodave shkencore, po aq edhe për terminologjinë që shenjon dhe saktëson dukuritë sipas fushave të gjuhësisë. Fonetika, leksikologjia dhe gramatika tradicionale e gjuhës shqipe nuk përfshijnë trajtimin e disa fenomeneve gjuhësore, sipas teorive të reja të studimeve të sistemit gjuhësor. Rrjedhimisht nuk i përfshijnë as termat për to. Për trajtimin e fenomeneve gjuhësore, gramatikore në veçanti, duhet të dilet jashtë kornizës tradicionale; duhet marrë për bazë trajtimet e reja të gjuhësisë së përgjithshme për rinterpretimin e dukurive të caktuara gjuhësore të shqipes dhe interpretimin e termave që tejkalojnë gjuhësinë tradicionale për shqipen. Trajtimi i dukurive gjuhësore nuk kufizohet brenda shenjave të pikësimit, del përtej tyre. Gjuhësia e tekstit ka hapur horizonte të reja. Trajtimi dhe rinterpretimi i dukurive gjuhësore me terminologji bashkëkohore nuk zbehin të arriturat e deritanishme të gjuhësisë shqiptare.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: termi gjuhësor, terminologji, dukuri gjuhësore, riinterpretim
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 24 Sep 2023 20:35
Last Modified: 03 Oct 2023 18:33
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1251

Actions (login required)

View Item View Item