S.Larti, Ilia (2023) ZHVILLIMI GJUHËSOR. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 219-245. ISSN 2545-4919
Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - Compact-224-250.pdf Download (486kB) |
Abstract
Procesi i zhvillimi të individit është një zhvillim kompleks që nis që në periudhën e fillimit të ecurisë së jetës dhe vazhdon përgjatë gjithë hapësirës së saj. Zhvillimi ndodh në disa dimensione siç janë: zhvillimi fizik, zhvillimi motorik, zhvillimi konjitiv, zhvillimi perceptiv, zhvillimi social, zhvillimi emocional, zhvillimi moral, zhvillimi gjuhësor, etj. Të gjitha këto dimensione janë të ndërthurura dhe ndihmojnë në zhvillimin e njëri-tjetrit. Zhvillimi ndodh natyrshnatyrshëm, si pasojë e maturimit, që është procesi i rritjes i kontrolluar gjenetikisht. Gjithashtu, nga ana tjetër, , ai ndikohet nga praktikat e përshtatshme të mirërritjes dhe stilit të jetesës, të cilat mund ta nxisin dhe përshpejtojnë atë, ashtu sikurse praktikat dhe stilet e jetesës të papërshtatshme mund ta pengojnë apo ngadalësojnë atë. Zhvillimet në tërësi dhe ai gjuhësor në veçanti, ndër vite (sipas teoricienëve të ndryshëm), kanë mbështetur njërën apo tjetrën prej këtyre qasjeve si: natyrën (prirja e trashëguar gjenetike për zhvillim), apo mirërritjen (kushtet mjedisore që influencojnë zhvillimin), si faktorë kryesorë ndikues të procesit të zhvillimit. Ata që besojnë në prirjet natyrore kanë tendencën të presin që fëmijët të arrijnë faza të caktuara zhvillimi në të njëjtën kohë për shkak të maturimit. Në të kundërt, ata që besojnë në mirërritjen – inputin mjedisor, theksojnë ndikimet e jashtme mjedisore mbi individin. Kohët e fundit studiuesit gjithnjë e më shumë po bashkojnë idetë e tyre në një qasje të vetme, që ndërthur të dyja, e cila mbështet idenë se në të vërtetë, të dy këta faktorë janë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin. Kjo qasje e re sjell idenë se realisht është natyra, e cila përmes mirërritjes, sjell zhvillimin e shëndetshëm të individit. Kjo qasje e re sqaron se, prirjet gjenetike stimulohen nën disa kushte optimale mjedisore të lokalizuara në zonën e Brokës në lobin frontal si dhe të ketë një aparat të foluri të zhvilluar plotësisht dhe pa defekte. Vetëm pasi është plotësuar kushti biologjik i këtij zhvillimi, mundet që zhvillimi gjuhësor të mbështetet nga mirërritja dhe mjedisi social. Individët duhet të dëgjojnë gjuhën e folur që të mund të mësojnë e ta imitojnë atë. Zhvillimi gjuhësor, në të vërtetë, është zhvillimi i shumë pjesëzave të një sistemi gjuhësor që duhet të evoluojë dhe të punojë në një rend për të përmbushur “rezultatin” e të folurit human. Pra, gjuha, më specifikisht gjuha e folur, mund të thuhet se mësohet nga ndërveprimi me të rriturit që kujdesen për individin (prindërit apo kujdestarët parësorë). Eksperienca e vazhdueshme, kontakti sa më i hershëm me tingujt dhe ushtrimi i shprehive gjuhësore nevojiten për të mësuar gjuhën që fëmija do të flasë. për të arritur nivele më optimale zhvillimi. Mirërritja ndikon zhvillimin nëpërmjet sferave të ndryshme: fizike-duke ofruar ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik apo duke shmangur stresin; Konjitive-duke ofruar eksperienca informale dhe udhëzime formale stimuluese të proceseve konjitive dhe sociale-duke ofruar modelet e ndërveprimit të të rriturve dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Kjo kumtesë ka në fokus qendror, zhvillimin gjuhësor, si dimension i sferës konjitive. Ai argumenton pikërisht në kuadrin e kësaj qasjeje të kombinuar midis natyrës dhe mirërritjes duke vënë theksin në idenë se zhvillimi i fëmijëve mund të stimulohet, nxitet dhe përshpejtohet nëpërmjet teknikave të përshtatshme të mirërritjes.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | gjuhë, zhvillim, konjivizëm, semantika, pragmatika, dialekti. |
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 24 Sep 2023 22:20 |
Last Modified: | 04 Oct 2023 11:43 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1262 |
Actions (login required)
View Item |