HAJDARI-QAMILI, Ajten and ISMANI, Vildane (2023) DUKURITË GJUHËSORE QË I KRIJOI INTERNETI DHE RRJETET SOCIALE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 26-32. ISSN 2671-3012
|
Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-27-33.pdf Download (392kB) |
Abstract
Jetojmë në një epokë digjitale ku secili njeri është i varur nga interneti dhe rrjetet sociale. Duke qenë vazhdimisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë e të përditshëm me gjuhën e shkruar nëpër rrjetet sociale dhe uebfaqe të ndryshme, është i pashmangshëm ndikimi i saj në gjuhën tonë të folur dhe të shkruar. Nga shumë analiza dhe hulumtime që janë bërë lidhur me ndikimin e internetit në shumë gjuhë botërore, janë vënë në pah dukuri të ndryshme gjuhësore. Disa nga dukuritë janë të përgjithshme dhe kanë depërtuar pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, kurse disa janë të veçanta për gjuhë të veçanta. Natyrisht, se edhe në gjuhën shqipe janë krijuar disa dukuri tipike nga interneti, duke filluar nga ato të përgjithshmet, si: shkurtesat FLM, KLM, vër8, t h z, fmljn (= familjen - të shkruarit pa zanore) etj.; anglicizmat (qofshin shkurtesa, fjalë apo fjali të tëra); pastaj: mospërdorimi i [ë]-së dhe [ç]-së, gërshetimi i të folmeve dialektore brenda të njëjtit tekst ose përdorimi i veçorive dalluese dialektore gege nga toskët dhe anasjelltas; krijimi i zhargonit të internetit e shumë dukuri të tjera. Të gjitha këto dukuri do të trajtohen në këtë kumtesë, duke i klasifikuar në grupe, duke u përpjekur të gjejmë shkaqet pse janë paraqitur këto dukuri dhe evoluimin e tyre. Në fund do të japim vlerësimin tonë se a janë këto dukuri të dëmshme apo të dobishme për shqipen, ku na çon kjo “rrugë” që kemi nisur dhe çfarë masash duhet të ndërmarrim që të shmangim dukuritë negative.
| Item Type: | Article |
|---|---|
| Uncontrolled Keywords: | interneti, gjuha, dukuri, klasifikim, shkaqe, ndikim, zgjidhje. |
| Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 09 Oct 2023 12:06 |
| Last Modified: | 09 Oct 2023 12:06 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1328 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
