POEZIA ELEKTRONIKE (E-POETRY) SI NJË HORIZONT I RI

DODAJ, Esma (2023) POEZIA ELEKTRONIKE (E-POETRY) SI NJË HORIZONT I RI. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 74-80. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-75-81.pdf

Download (257kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia

Abstract

Vitet e fundit ndikimi i teknologjisë i ka tejkaluar fushat shkencore, duke mbërritur edhe në shkencat humane. Kështu, edhe në letërsi kemi kaluar nga teksti tradicional tek e-teksti dhe letërsia elektronike, ku përfshihet edhe e-poezia ose poezia elektronike. Në këtë punim, ne jemi përpjekur të tregojmë se e-poezia është më shumë se thjesht një “objekt”, një medium dhe se nuk është një pasardhëse logjike “inferiore” e poezisë së shtypur, së cilës ia zbeh vlerat, por është një formë e re, shfaqja e së cilës e ndryshon dhe e zgjeron fushën poetike në tërësi, duke përfshirë edhe nënfushën e poezisë së shkruar që vjen pas revolucionit digjital. Në pjesën e parë të punimit, jemi përpjekur t'i afrohemi natyrës së saj dhe të tregojmë se çfarë është poezia elektronike dhe cilat janë llojet e saj, duke sqaruar se ajo nuk është pjesë e letërsisë që shkruhet për t'u shfaqur dhe lexuar me anë të teknologjisë, por është pjesë e letërsisë së krijuar nëpërmjet teknologjisë. Në pjesën e dytë jemi fokusuar te poezia elektronike si një praktikë e re letrare dhe kulturore, duke dhënë një interpretim më "progresiv" të asaj që ajo është dhe nuk është, nëpërmjet një kalimi nga një qasje ontologjike drejt një qasjeje më antropologjike. Kështu tregojmë se horizonti i ri i poezisë nuk nënkupton zgjedhje midis llojeve, aq më pak zëvendësime, por ndërthurje midis tyre, ndoshta edhe “bashkëjetesë”, secila me veçoritë e saj specifike, me mangësitë, teprimet apo mbivlerat e veta.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: poezi elektronike, teknologji, formë, horizont, praktikë letrare, praktikë kulturore
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 09 Oct 2023 13:08
Last Modified: 09 Oct 2023 13:08
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1335

Actions (login required)

View Item View Item