SHOPI, Meleq and HIMÇI, Denis and KODRA, Heldi (2023) SHFAQJE TË PROBLEMATIKAVE TË GJUHËS SHQIPE NË TEKSTET E INFORMATIKËS SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 138-142. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-139-143.pdf Download (320kB) |
Abstract
Shoqëria shqiptare në dy dekadat e fundit ka ndryshuar si rezultat i dukurive të reja në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor. Ndryshimet në jetën e çdo shqiptari, vihen re jo vetëm në mënyrën e jetesës, në marrëdhëniet ndërshoqërore, por edhe në mënyrën e komunikimit dhe të të folurit. Arsyet drejt prirjes së rritjes së aftësisë të të shprehurit të individit në ndikimin e dukurive te reja shoqërore kanë të bëjnë përpos të gjithave edhe me informatizimin e jetës sonë dhe me kulturën e sotme të rrjeteve shoqërore virtuale. Pra, marrja dhe dhënia e informacionit përmes teknologjisë bashkëkohore, mënyra e komunikimit në situata të ndryshme ligjërimore përmes dy a tri gjuhëve, përdorimi dhe futja e leksemave të reja, krijimi i fjalëve të reja dhe riaktivizimi i atyre të përdorura në vitet para tranzicionit etj., e tregojnë më së qarti formimin gjuhësor dhe cilësinë e vërtetë të ligjërimit. Po ç’ndodh sot me tekstet e informatikës, të cilat përcjellin gjuhën e teknikës dhe të informacionit përmes gjuhës shqipe? Artikulli ynë ka si qëllim të pasqyrojë pikërisht shfaqje dhe problematika të përdorimit dhe mospërkthimit në gjuhën shqipe i fjalëve të ndryshme nga anglishtja në tekstet e informatikës së arsimit parauniversitar. Fjalë të tilla përkojnë me kuptimin e fjalëve në gjuhën shqipe, prandaj përdorimi i tyre në këto tekste nuk gjejnë vendin e tyre përkatës. Materiali i vjelë do të renditet në artikull në formën e një fjalorthi dhe do të analizohet përmes shembujve dhe konkretizimit të tyre. Gjuha shqipe e folur dhe e shkruar me kujdes përbën një vlerë dhe nëse nuk e mbrojmë atë nga “përbaltja”, atëhere kthehet në të kundërtën e vet.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Gjuha shqipe, informatika, anglicizmat, termat, tekstet. |
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 09 Oct 2023 17:05 |
Last Modified: | 09 Oct 2023 17:05 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1343 |
Actions (login required)
View Item |