„MAJAT ME STUHI“ – EMILI BRONTË RRËFIMTARËT EFIKAS TË NGJARJEVE TRAGJIKE

IBRAIMI-MEMETI, Suzana (2023) „MAJAT ME STUHI“ – EMILI BRONTË RRËFIMTARËT EFIKAS TË NGJARJEVE TRAGJIKE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 223-226. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-224-227.pdf

Download (322kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia

Abstract

Edhe pse shume kritik janë përpjekur të vërtetojnë se ka vetëm një Brontë dhe ajo është Emili Brontë, e cila ishte gjeni në mes të dy motrave të tjera, shumë lexues janë të mendimit se të trija motrat, Emily,Charlotte, dhe Anne kanë shkruar romane të llojit të njëjtë të cilët kanë pasur sukses të ndryshëm. Ky supozim është i natyrshëm dhe i arsyeshëm, sepse jeta u dhuroi atyre prirje të njëjtë për të shkruar, ndërsa ato si motra ishin të lidhura shumë me njëra tjetrën në shtëpi dhe në familje. Për studentin dhe kritikun, rasti i këtyre tre motrave është sfidues, sepse jeta rrallë herë u dhuron prirje të njëjtë të trijave të cilat ishin të një gjaku dhe të një brezi, dhe të cilat kanë shkruar romane me formë të njëjtë, por duke u mbështetur në tre përvoja të ndryshme (Long, 514-515). Romani “Majat me stuhi” është njëkohësisht një lloj tragjedie në kuadrin e realizmit, një vepër e cila nëpërmjet personazheve të paraqitur në mënyrë konkrete dhe bindëse të një vendi e kohe, flet për temën mbarënjerëzore dhe të përjetshme: për konfliktin e energjisë së lirë të qenies njerëzore me konvencionet e kodekset dhe interesat materiale të cilat e pengojnë. Kompozicioni i këtij romani është veçoria e tij më e mirë artistike. Për të shkruar romanin Emili niset nga fundi i ngjarjeve. Duke u kthyer pas, ajo i shpalos ngjarjet paraprakisht përmes rrëfimit të dëshmitarëve e pastaj edhe nëpërmjet narratorit. Kështu, asnjëri nga rrëfimtarët nuk është mjet i teknikës së romanit, por të japin përshtypjen se janë njerëz të gjallë me cilësi dhe karakter të ndryshëm.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: motrat Brontë, “Majat me stuhi,” roman, kritik letrar, rrëfimtar
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 09 Oct 2023 18:22
Last Modified: 09 Oct 2023 18:22
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1354

Actions (login required)

View Item View Item