Markoviq, Angjela and Mala IMAMI, Naile (2024) ANALIZA E PËRKTHIMIT TË GOOGLE TRANSLATE-IT DHE E AUTORIT NGA GJUHA SHQIPE NË SERBISHT. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 12 (22-23). pp. 54-61. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 22-23 2024-54-61.pdf Download (658kB) |
Abstract
Përkthimi letrar është një nga përkthimet më të ndërlikuara dhe kërkon një qasje dhe vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh faktin se përveç transmetimit të kuptimit gjithashtu duhet të ruhet stili i tekstit origjinal. Megjithatë, sot është bërë gjithnjë e më i zakonshëm përkthimi i teksteve nëpërmjet veglave të ndryshme në internet, por shtrohet pyetja - a janë këto vegla të avancuara mjaft dhe a mund të zëvendësohet përkthimi i autorit me këtë përkthim? Si korpus përdorëm disa pjesë të kapitullit të parë të romanit "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, të cilat i përkthyem përmes Google Translate dhe i krahasuam me përkthimin e këtij romani në gjuhën serbe, përkthimin e të cilit e ka bërë autori i përkthimit Shkëlzen Maliqi. Qëllimi i punimit është të ekzaminojë besueshmërinë e përkthimit me makinë, d.m.th. të analizojë gabimet që krijohen, në krahasim me përkthimin e përkthyesve kompetentë dhe profesionalë. Procesi i krahasimit bazohet në disiplina të ndryshme gjuhësore dhe ne kemi arritur në përfundim se Google Translate nuk është përmirësuar ende sa duhet për t’u bërë mjeti kryesor në përkthimin e teksteve letrare, ku përkthyesit profesionalë ende luajnë rol vendimtar. Natyrisht, shtrohet pyetja - a do të gjendej më mirë Google Translate me përkthimin e ndonjë lloji tjetër të tekstit letrar ose në përkthimin e ndonjë grupi tjetër gjuhësh, duke pasur parasysh përbërjen e ndryshme të teksteve letrare që ka në memorien e vet?
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | përkthimi letrar, përkthimi i platformës Google Translate, përkthimi i autorit, shqip, serbisht. |
Subjects: | P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 13 Sep 2024 12:53 |
Last Modified: | 13 Sep 2024 12:53 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1628 |
Actions (login required)
View Item |