FJALA SI NJËSI E LEKSIKUT SIPAS GJUHËTARIT HAJRI SHEHU

Baja, Orjeta (2024) FJALA SI NJËSI E LEKSIKUT SIPAS GJUHËTARIT HAJRI SHEHU. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 12 (22-23). pp. 230-238. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 22-23 2024-230-238.pdf

Download (793kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=14

Abstract

Ndriçimi i konceptit për fjalën ka zënë një vend të konsiderueshëm në mjaft diskutime e studime nga shumë gjuhëtarë shqiptarë, kryesisht leksikologë e leksikografë. Një nga këta studiues, që i ka kushtuar gjithë veprimtarinë e tij shkencore fjalës shqipe, duke hulumtuar për vlerat, funksionet, veçoritë që e dallojnë këtë njësi, si dhe për përzgjedhjen e pasqyrimin në fjalorët shpjegues njëgjuhësh, në fjalorët dygjuhësh apo në fjalorët krahinorë, e sidomos për rolin e saj brenda sistemit leksikor e leksikografik, është profesor Hajri Shehu, një nga leksikografët tanë profesionistë më të spikatur. Objekt i këtij artikulli janë punime shkencore të gjuhëtarit H. Shehu mbi sistemin leksikor të shqipes kryesisht në revistën “Gjuha shqipe” (organ i Institutit Albanologjik të Prishtinës), si dhe përmbledhja e tij studimore me titull “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe” I (2015), me një tematikë të gjerë, referuar leksikologjisë e leksikografisë (sidomos leksikut popullor me vlerë potenciale për gjuhën e sotme shqipe), fjalëformimit në gjuhën shqipe e kulturës së gjuhës, që dëshmojnë qartë kompetencën e lartë shkencore të autorit. Ç’është fjala në konceptin leksikografik është çështja kryesore e punimit tonë, referuar këndvështrimit të leksikografit Shehu përmes veprimtarisë së tij gjuhësore – veprimtari që e vlerësojmë si një pasuri të çmuar kombëtare.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: fjalë, leksik, fjalor, leksikografí, shqip, koncept.
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 19 Sep 2024 11:44
Last Modified: 19 Sep 2024 11:44
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1653

Actions (login required)

View Item View Item