DODAJ, Esma (2024) NATYRA NË SHTATË PASQYRA (“PASQYRAT E NARÇIZIT”). ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 11 (21-22). pp. 97-103. ISSN 2545-4919
Text
ALBANOLOGJIA 21-22 2024-97-103.pdf Download (686kB) |
Abstract
Gjithçka që mund të shihet në planin e temës te “Pasqyrat e Narçizit” (1936), është kërkimi i identitetit artistik, të cilin Koliqi e gjen të plotë veç në fund, duke i krijuar edhe vetes qetësimin e kahershëm shpirtëror. Shtatë pasqyrat, të cilat për nga kodi tematik dalin si variante të njëra-tjetrës, japin qartë shtatë mënyrat e kërkimit nëpërmjet rrënjëve, traditës, vlerave kultu¬rore, gërshetimit të së kaluarës me të tashmen si raport i ri kronotopik, simbiozës së realiteteve e mentaliteteve, rrëfi¬meve të përftuara prej procedimit të kujtesës, ndërthurjes së zërit të jashtëm me atë të brendshëm, etj., që kanë një rol të rëndësishëm në këtë vetëshpërfaqje dhe vetëzbulim të autorit-arrator. Në këtë vepër, Ernest Koliqi shpalos shpirtin e tij në shtatë variante. Ai e realizon këtë nëpërmjet lojës së tij me zërat narrativë, me simbolet, me mitin, me metaforën, etj. Këtu ka një rol të rëndësishëm edhe natyra, të cilën do ta shohim në lidhje me narracionin; përshkrimim si stil ku do të hetojmë rrafshin simbolik, si dhe përdorimin e hipotipozës; strukturën kompozicionale të teksteve, etj. Rrjedha e ujit strukturon poemthat në prozë, së cilës në nivel simbolik i përgjigjet rrjedha e gjakut shqiptar dhe ajo e limfës bimore. Kështu, do të shohim sesi metamorfoza bimore merr trajtën e rrëfimit. Duke pasur parasysh teorinë narratologjike, do të paraqesim sesi realizohen funksionet e përshkrimit të natyrës në vepër: ai dekorativ, shpjegues dhe simbolik.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | natyra, narracioni, përshkrimi, hipotipoza. |
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 18 Dec 2024 09:24 |
Last Modified: | 18 Dec 2024 09:24 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1880 |
Actions (login required)
View Item |