BISLIMI, Muzafer (2024) „KRYENGRITJA E DIBRËS-OHRIT E SHTATORIT TË VITIT 1913“ SIPAS DOKUMENTEVE SERBE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 11 (21-22). pp. 257-262. ISSN 2545-4919
Text
ALBANOLOGJIA 21-22 2024-257-262.pdf Download (799kB) |
Abstract
Nga Konferenca e Paqes e Londrës dhe Traktati i Paqes i Bukureshtit i vitit 1913, definitivisht gjysma e strukturës etnike shqiptare do të lihet jashtë nga shteti amë, Shqipëria. Kështu Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) u vu në lëvizje dhe në fund të verës së vitit 1913, shpërtheu një kryengritje kundër pushtimit serb në të cilën u shpreh dhe bashkëpunimi me komitetet maqedonase (bullgare), pra VMRO-në dhe rrethin e saj revolucionar të Ohrit, me në krye Milan Matovin dhe Petar Çaulevin, kundër pushtetit serb. Kryengritja u mbështet nga Bullgaria, e cila, pas humbjeve në luftën e Dytë ballkanike dhe Marrëveshjes së Paqes të Bukureshtit, shpresonte se duke ndihmuar kryengritjen, do të sillte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha dhe kështu një konferencë të re paqeje për Ballkanin. Kështu, u vendosën kontakte midis VMRO-së dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por u vendosën edhe kontakte me qeverinë shqiptare të Ismail Qemalit dhe në fund të qershorit 1913, diku në Vlorë, u mbajt një mbledhje ku morrën pjesë Ismail Qemali, Bajram Curri, Esat Pashë Toptani, Irfan Bej Ohri, Milan Matov, Petar Çaulev dhe oficerë e ushtarakë bullgarë. Qeveria shqiptare që doli nga pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe njohja e saj nga Konferenca e Paqes në Londër dhe Paqja e Bukureshtit e vitit 1913, me një kufi ende të pacaktuar, ishte e brishtë dhe e pafuqishme për t'u dhënë ndonjë mbështetje të madhe kryengritësve, përveç mbështetjes logjistike dhe mbështetje minimale. Ajo priste ndihmë nga Bullgaria, e cila, sipas kryetarit serb të Dibrës, premtoi ndihmë për mijëra pushkë dhe municione, të cilat në sasi të tilla nuk u erdhën asnjëherë kryengritësve në Dibër dhe në rajonin e Ohrit-Strugës.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 19 Dec 2024 09:36 |
Last Modified: | 19 Dec 2024 09:36 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1901 |
Actions (login required)
View Item |