EUROPA E SHEKULLIT XIX DHE LETËRSIA E RILINDJES KOMBËTARE

ARIFI, Teuta (2024) EUROPA E SHEKULLIT XIX DHE LETËRSIA E RILINDJES KOMBËTARE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 11 (21-22). pp. 299-306. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 21-22 2024-299-306.pdf

Download (677kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=2

Abstract

Ky punim ka për qëllim të shtruarit e disa pikëpamjeve sa i përket kontekstualizimit të letërsisë dhe mendimit intelektual shqiptar të shekullit XIX brenda ideve europiane të asaj kohe. Tezë kryesore e punimit është: Europa e shekullit XIX dallon nga kuptimi i sotëm për Europën si një entitet kulturor dhe politik i bashkuar dhe nisur nga ky aspekt letërsia dhe mendimi intelektual shqiptar është në vijë me idetë e iluminizmit francez, ndërkohë që ndërtimi identitar i çështjes shqiptare ka një paralelizëm me ndërtimin identitar gjermanofon. Duke u nisur nga fakti që shekulli XIX është shekulli i ndërtimit të identiteteve etnike ashtu siç i njohim sot, si dhe duke pasur parasysh faktin që këto identitete etnike në Ballkan ndërtohen me udhëzim dhe ndihmesë të fuqive ndërkombëtare konkuruese njëra me tjetrën, atëherë edhe identitetet e reja etnike janë në konkurencë dhe garë mes tyre për njohje dhe etablim në skenën ndërkombëtare të mendimit, politikës, letërsisë dhe gjuhësisë, dhe ajo skenë ndërkombëtare në shekullin e XIX është kontinenti Europian. Në këtë kuptim, letërsia e Rilindjes Kombëtare është letërsi e angazhuar, letërsi me mision identitar e cila i vë vehtes detyrën pedagogjike, linguistike dhe mbi të gjitha misionin e bërjes së njohur të identitetit dhe kulturës shqiptare në botën e dijes dhe shkrimit europian të kohës. Teoritë mbi të cilat bazoj këtë punim janë teoritë moderne dhe postmoderne mbi identitetin siç janë mendimet e Balibar, Walershtajn, dhe Moren, teori sipas të cilave ndërtimi identitar ka për bazë një kulturë, një gjuhë dhe një territor të caktuar i cili në kushte të veçanta arrin të identifikohet si entitet më vehte dhe i cili krijon në këto baza idetë e shtetformësisë së vet. Sipas kësaj mendimi intelektual i Rilindjes Kombëtare i vë vehtes si detyrë kryesore ndërtimin dhe mbi të gjiha promovimin intelektual të këtij identiteti në qendrat e vendosjes europiane gjë që shpjegon edhe botimet në qendrat europiane të veprave mbi identitetin shqiptar të autorëve: Pashko Vasa, Naim Frashëri, Elena Gjika dhe Sami Frashëri. Linja e përbashkët ideore e të gjithë autorëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare është ajo që me fjalorin e sotëm do ta emërtonim si pan-europianizëm ndërkohë që në shekulline XIX do të shihej si orientim oksidental sa i përket vlerave kulturore dhe përkatësisë identitare. Letërsia e kësaj kohe është në funksion të ndërtimit të një identiteti shqiptar-europian të kundërt nga identiteti oriental nga i cili dëshron të ndërtojë distancë, është në funksion të argumentimit të trashëgimisë antike jo vetëm si traditë shekullore, por si e drejtë për të pasur vend dhe shtet në Ballkan, është në funksion të ndërtimit të supra-identietit etnik të cilit i nënshtrohen format e tjera të identitetit kolektiv. Si përfundim, letërsia e Rilindjes Kombëtare, jo vetëm që vendos krijimet e veta në kontekst europian, por duke vendosur kuptimin europian në themelet e ndërtimit identitar shqiptar i jep këtij identiteti vendin e vet në kulturën e sotme europiane.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: identiteti, Europa, Rilindja Kombëtare, oksidenti, orienti
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 19 Dec 2024 10:02
Last Modified: 19 Dec 2024 10:02
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1908

Actions (login required)

View Item View Item