TEKNOLOGJIA E RE E KOMUNIKIMIT DHE NDËRVEPRIMI I FAKTORËVE STRUKTURORË, INSTITUCIONAL DHE SOCIOEKONOMIK NË ETIKËN GAZETARESKE NË KOSOVË

Mulliqi, Haqif (2018) TEKNOLOGJIA E RE E KOMUNIKIMIT DHE NDËRVEPRIMI I FAKTORËVE STRUKTURORË, INSTITUCIONAL DHE SOCIOEKONOMIK NË ETIKËN GAZETARESKE NË KOSOVË. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 5 (9-10). pp. 243-258. ISSN 2545-4919

[img] Text
38.pdf

Download (1MB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Shumë pak periudha në historinë e njerëzimit kanë qenë pothuajse po aq revolucionare për shkencën e komunikimit dhe dijes sa është kjo e sotmja. Ndërkohë që interneti ka shpërthyer përmes barrierat komunikuese si një forcë e madhe transformuese, e cila ka krijuar një mjedis të ri që shënon kalimin nga një shoqëri industriale tek një shoqëri digjitale dhe të bazuar në dije, teknologjia e re mediale e ka transformuar rrënjësisht edhe gazetarinë në mbarë botën dhe, në këtë kontest as Kosova nuk bën përjashtim. Modeli i komunikimit vertikal dhe njëdrejtimësh i komunikimit - ne flasim, ju dëgjoni, është duke u zëvendësuar nga një model horizontal dhe shumëdrejtimësh, në të cilin njerëzit janë prodhues po aq sa janë konsumatorë të përmbajtjes, dhe po aq transmetues sa edhe marrës. Sidoqoftë hulumtimet mbi ndikimin e kësaj teknologjie në etikën gazetareske janë shqetësueshëm të pakta. Për më tepër numri më i madh i studimeve në këtë fushë fokusohet në përdorimin e teknologjisë së re në gazetari si një ofruese e informatave për publikun, si bazë e besueshme, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme e lajmeve dhe ngjarjeve (Pavlik, 2000) ndërkohë që implikimet etike sikur janë lanë në harresë. Ndaj dhe, qëllim i studimit tonë qëndron tek intenca e shqyrtimit të sfidave etike me të cilat ballafaqohen praktikuesit e gazetarisë kosovare në punën e tyre ndërsa deri te të dhënat është arritur përmes një pyetësorit dhe intervistave gjysmë të strukturuara të cilat kanë mundësuar gjenerimin e të dhënave për sfidat etike dhe dilemat me të cilat ballafaqohen gazetarët në Kosovë. Rezultatet tregojnë një ndikim të madh të teknologjive të reja në gazetarinë kosovare si dhe sugjerojnë se ato mund të jenë ndihmesë, por edhe pengesë për gazetarinë etike. Gjithashtu, këtu është argumentuar edhe ajo se - se aplikimi i gazetarisë etike është i penguar nga ndërveprimi i një rrjeti kompleks të faktorëve strukturorë, institucional dhe socio-ekonomik, si të brendshëm ashtu dhe të jashtëm për mjedisin në të cilin është praktikuar gazetaria.

Item Type: Article
Subjects: A General Works > AI Indexes (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Art
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 06 Jun 2019 20:15
Last Modified: 06 Jun 2019 20:15
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/214

Actions (login required)

View Item View Item