KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE E UNIVERSITETIT TË TETOVËS -VATËR E ZHVILLIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE E PËRGATITJES SË KUADRIT ARSIMOR E SHKENCOR (1994 – 2018)

Sulejmani, Berton (2018) KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE E UNIVERSITETIT TË TETOVËS -VATËR E ZHVILLIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE E PËRGATITJES SË KUADRIT ARSIMOR E SHKENCOR (1994 – 2018). ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 5 (9-10). pp. 275-282. ISSN 2545-4919

[img] Text
41.pdf

Download (3MB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Në këtë kumtesë shkencore do të paraqesim rolin e Katedrës (ose Programit Studimor, siç po i thonë viteve të fundit) së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të UT-së që nga themelimi i saj (1994) e deri më sot (2018). Siç shihet, Katedra në fjalë ka hyrë në dekadën e tretë të punës së saj, andaj, edhe të përfshihen të gjitha aktivitetet dhe historiku 24-vjeçar i saj brenda një kumtese është sa e vështirë, madje e pamundur. Por, si mësimdhënës i rregullt dhe si shef i tanishëm i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe do të përpiqem që në vija të trasha të jap të dhëna për punën arsimore, shkencore e kulturore të saj. Profesorët e katedrës në fjalë janë edhe bartës të shumë aktiviteteve dhe ngjarje të rëndësishme të UT-së. Veç tjerash, ata janë bartës të punës 11-vjeçare të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, Konferencës së Fakultetit të Filologjisë (sivjet bëhen 4 vjet që kur ka filluar të organizohet) e shumë ngjarje të tjera, përvjetorë, shënime e manifestime që organizohen me rastin e festave të ndryshme kombëtare, si: 7 Marsi, Kongresi i Manastirit etj. Profesorët e kësaj katedre mbajnë edhe lëndën Kulturë gjuhe, Gjuhë shqipe, Gjuhë amtare (varësisht se si është e akredituar) në programet studimore të një numri të madh të fakulteteve të Universitetit të Tetovës.

Item Type: Article
Subjects: A General Works > AI Indexes (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Art
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 06 Jun 2019 20:15
Last Modified: 06 Jun 2019 20:15
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/217

Actions (login required)

View Item View Item