TRAJTIMI NË DOKUMENTACIONIN DIPLOMATIK TË AUSTRO- HUNGARISË I DISA MOMENTEVE KULMORE TË HISTORISË SONË KOMBËTARE (1878-1881, 1912-1914)

VERLI, Marenglen (2026) TRAJTIMI NË DOKUMENTACIONIN DIPLOMATIK TË AUSTRO- HUNGARISË I DISA MOMENTEVE KULMORE TË HISTORISË SONË KOMBËTARE (1878-1881, 1912-1914). ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 13 (25-26). pp. 226-230.

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2026-226-230.pdf

Download (452kB)

Abstract

Në botën e letrave, jo vetëm letërsia artistike, por më tepër se ajo, memoaristika dhe veçanërisht dokumentacioni arkivor, sjellin që qasje me vlera të veçanta dhe të pazëvendësueshme për njohjen e realitetit dhe zhvillimeve historike. Në kumtesën që do të paraqis, synoj që, bazuar në dokumentacionin diplomatik të Perandorisë Austro-Hungareze, të ndriçohen zhvillimet politiko-ushtarake, që lidhen me dy momente thelbësore të historisë, kur kombi ynë filloi të konsiderohet faktor me peshë në rajon dhe kur çështja shqiptare hyri në rrugën e zgjidhjes. Në këtë kuadër, do të flitet kryesisht për vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për vitin pararendës 1877, kur agravoi “Kriza Lindore”, si edhe më tej për vitet 1912-1914, kur Luftërat Ballkanike shkatërruan status quo-në e rajonit, kur shqiptarët shpallën pavarësinë (28 Nëntor 1912), kur faktori madhor ndërkombëtar njohu Pavarësinë e Shqipërisë dhe caktoi kufijtë e saj (1913), si dhe kur Lufta e Parë Botërore hodhi në erë çka ishte arritur, duke detyruar Princin gjerman Wilhelm Wied të ndërpriste misionin e ngarkuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha për konsolidimin e shtetit të porsakrijuar shqiptar.

Item Type: Article
Subjects: L Education > L Education (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 28 Sep 2026 10:23
Last Modified: 28 Sep 2026 10:23
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2525

Actions (login required)

View Item View Item