LLOSHI, Xhevat (2026) HAPJA E SHQIPËS SË SHKRUAR NË HULLINË E LITERATURËS EUROPIANE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 13 (25-26). pp. 330-336.
|
Text
ALBANOLOGJIA 2026-330-336.pdf Download (525kB) |
Abstract
Libri i parë shqip i Gjon Buzukut (1555) pa dyshim bën pjesë në literaturën fetare dhe jo në letërsinë artistike. Ndërkaq, tekstet e vetë letërsisë artistike nuk mund të përftohen befas, pa pasur një traditë të gjatë të shkruar dhe këtu si nocion qendror del teksti. Zakonisht flitet për gjini dhe lloje letrare, ndërsa nga një kënd më i ngushtë shikimi është puna për tipa tekstesh. Gjuha e arrin funksionin e saj kryesor, komunikues, jo nëpërmjet fjalësh e fjalish; këta janë terma të metagjuhës, por nëpërmjet thënieve ose teksteve të plota, që përcjellin informacionin, kuptimin e dëshiruar. Edhe folklori mund të thuhet se formohet si fushë më vete atëherë kur arrin të ndërtojë thënie të plota (fjalë të urta, gjëza, lojëra fjalësh) dhe tekste të plota (mite, legjenda, përralla, fabula, vargje e këngë, inskenime). Lëvrimi i një gjuhe letrare bëhet në tekste, rrjedhimisht, hap pas hapi janë përpunuar edhe modelet e teksteve, edhe burimet, mënyrat e mjetet tekstformuese të shqipes. Meqë vepra e Gj. Buzukut njihet deri më sot si i pari libër shqip,1 asaj i janë kushtuar shumë shkrime e punime të ndryshme, mirëpo përgjithësisht nuk e kanë shqyrtuar nga kjo pikëpamje, domethënë çfarë tipi teksti është ose çfarë lloje tekstesh përmban. Copat biblike dhe të shërbesave të përkthyera ai i kishte të gatshme si nga ana e ndërtimit formal, ashtu edhe kuptimor. Prandaj do të formuloja një pyetje: a kishte ai përvojë jo thjesht në shkrimin e shqipes, por edhe në hartimin e teksteve shqip më përpara, apo të vetë Buzukut përpara veprës së tij?
| Item Type: | Article |
|---|---|
| Subjects: | L Education > L Education (General) |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 28 Sep 2026 12:48 |
| Last Modified: | 28 Sep 2026 12:48 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2541 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
