PROKO, Vilma (2026) GIUSEPPE GRADILONE - FILOLOG DHE THEMELUES I KRITIKËS SHKENCORE NË ALBANOLOGJI. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 13 (25-26). pp. 428-433.
|
Text
ALBANOLOGJIA 2026-428-433.pdf Download (547kB) |
Abstract
Kjo përmbledhje nxjerr në pah kontributin e gjithanshëm të studiuesit arbëresh, Xhuzepe (Giuseppe) Gradilone (1925–2020), në fushën e albanologjisë, i cili me veprën e tij, më të gjerë në kritikën letrare shqiptare, të përqendruar tërësisht në fushën e studimeve filologjike dhe kritike, si ndërmjetës kulturor dhe figurë themelore në konsolidimin e kritikës shkencore letrare shqiptare, dhe vjen si një homazh me rastin e 100-vjetorit të lindjes të këtij personaliteti të shquar arbëresh. Gradilone u kushtoi disa vepra analizave të krijimtarisë letrare të shumë autorëve, si De Rada, Santori, Serembe, Fishta, Frashëri, Schirò etj. Vepra e tij kritike për herë të parë vjen e përmbledhur në shqip në veprën Shkrime kritike për letërsinë shqipe, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, QSPA, më 2023, me 226 faqe), ku trajtohen tri figura madhore: Rada, Mjeda dhe Fishta, me theks të veçantë mbi tri studimet përfaqësuese nga korpusi i tij: një analizë e thelluar e tri varianteve të Këngëve të Milosaos, një qasje stilistike dhe estetike ndaj poezisë së Ndre Mjedës dhe një krahasim mes veprës së Gjergj Fishtës dhe autorëve të letërsisë së lashtë greko-romake. Nëpërmjet metodës historiko-filologjike dhe kritikës tekstuale, Gradilone zbulon jo vetëm origjinalitetin e këtyre autorëve, por edhe ndikimet klasike që ndërthuren në veprat e tyre. Botimet e tij, që nga transliterimet kritike deri te përkthimet dhe komentet stilistike, dëshmojnë për një ndërthurje të rrallë ndërdisiplinore midis gjuhësisë, letërsisë dhe historisë kulturore. Ai u ofron lexuesve shqiptarë jo vetëm një reflektim të thellë mbi figurat themelore të letërsisë së tyre, por edhe një mënyrë për të parë këtë letërsi në një hapësirë kulturore më të gjerë.
| Item Type: | Article |
|---|---|
| Subjects: | L Education > L Education (General) |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 29 Sep 2026 08:42 |
| Last Modified: | 29 Sep 2026 08:42 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2553 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
