AJVAZI, Murat (2026) THE HISTORIAN LUDWIG THALLÓCZY AND HIS CONTRIBUTION TO THE RECOGNITION OF THE IDENTITY AND HISTORY OF THE ARBANASI OF ZADAR. In: INTERNATIONAL CONFERENCE “FROM RESEARCH TO APPLICATION”, 18-19 November, 2026.
|
Text
Proceedings Book 2026-1101-1108.pdf Download (424kB) |
Abstract
Shumë historianë evropianë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në studimin dhe njohjen e identitetit, historisë dhe kulturës së arbneshëve të Zarës, në Kroaci. Ndër ta shquhet historiani Ludwig von Thallóczy, një njohës i mirë i historisë së popujve të Ballkanit dhe, në veçanti, i historisë së arbneshëve të Zarës. Në punimin e tij me titull „Die Albanische Diaspora“, të botuar në veprën „Illyrisch-Albanische Forschungen“, në vitin 1916, në Lajpcig, në vëllimin e dytë, në faqet 299–341, Thallóczy trajton në mënyrë të hollësishme vendosjen e arbneshëve në Borgo Erizzo të Zarës. Ai paraqet të dhëna me rëndësi për qytetin e Zarës, rrethinën e tij, vendbanimet dhe procesin e shpërnguljes e të vendosjes së arbneshëve. Përmes dokumenteve historike dhe publikimeve evropiane, autori sjell dëshmi me vlerë për historinë e diasporës shqiptare dhe për përpjekjet e arbneshëve për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe zakoneve të tyre. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë kontributin e Thallóczy-t në dokumentimin dhe promovimin e identitetit arbnesh, si dhe ndikimin e studimeve të tij në zhvillimin e albanologjisë dhe në afirmimin e kulturës arbneshe në qarqet akademike evropiane. Në përfundim, shpreh mirënjohjen time të veçantë për Universitetin e Tetovës dhe organizatorët e tjerë për organizimin e kësaj konference shkencore, kushtuar historisë dhe trashëgimisë së arbneshëve të Zarës.
| Item Type: | Conference or Workshop Item (Paper) |
|---|---|
| Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 24 Nov 2026 13:37 |
| Last Modified: | 24 Nov 2026 13:37 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2818 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
