Vata, Rovena (2019) FIGURA E SKËNDERBEUT MES HISTORISË DHE LETËRSISË- (TREGIMI: ËNDRRA E SKËNDERBEUT) ME AUTOR GJIKË KUQALI. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 26-31. ISSN 2545-4919
Text
4.pdf Download (595kB) |
Abstract
Gjikë Kuqali është autori i tregimit Ëndrra e Skënderbeut, një shkrimtar dhe dëshmor i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Korçë dhe vdiq i pushkatuar nga nazistët në kampin nazist të Prishtinës. Me këtë tregim autori në fjalë na e sjell figurën e Skënderbeut në dy dimensione: në dimensionin historik dhe në atë letrar. Në aspektin historik ai fakton se ishte kohë lufte, ambjenti ishte i mbushur me ushtarë dhe oficer dhe që Skënderbeu ishte kryegjenerali i ushtrisë turke dhe që po pushonte i qetë në çadrën ushtarake. Ndërsa në aspektin letrar na rrëfen se gjatë pushimit të tij në çadër Skënderbeut i shfaqej një dritë e bardhë dhe më pas një fytyrë njeriu shumë e lodhur, që afrohej në drejtim të tij. Ajo ishte një grua rrudha-rrudha, me sy të fytyrë e të nxirë, më flokë të lëshuar dhe të ngatërruar, e veshur me një plaçkë të zezë, lyer me gjak, e çarë dhe e grisur, e ngjitur pas trupit të saj aq të dobët. Fjalët mezi i dilnin nga goja, por ajo arriti t’i fliste kryegjeneralit duke i thënë: Jam Shqipëria, unë vetë Shqipëria! Jam nëna jote, prej meje linde nga vendet e mia ke marr jetë… Në këtë kumtesë përmes metodës së krahasimit do sjellim në vemendje perceptimin e figurës së Skënderbeut nga ana historike gjatë qëndrimit të tij në Turqi dhe përfytyrimin letrar, që ai kishte për Shqipërinë dhe që Shqipëria kishte për birin e saj, në shërbim të ushtrisë turke.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 17 Sep 2019 11:32 |
Last Modified: | 17 Sep 2019 11:32 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/302 |
Actions (login required)
View Item |