NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT

Rrokaj, Shezai (2019) NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 60-65. ISSN 2545-4919

[img] Text
10.pdf

Download (2MB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shkodrës dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Në dy ngjarjet e para politika gjuhësore ishte sporadike dhe mbështetej kryesisht nga dashuria, vullneti dhe përkushtimi atdhetar i shoqërive patriotike e kulturore si dhe personaliteteve të kohës për një gjuhë të njësuar alfabetikisht dhe një proces arsimimi e kulturimi që do të ngrinte më lart vetëdijen kombëtare të pavarësimit. Kurse në dy ngarjet e fundit politika gjuhësore mori përmasa shtetformuese. Komisia e realizoi nëpërmjet një sinergjie të Komandës Austriake me personalitetet diturore shqiptare të kohës, kurse Kongresi i Drejtshkrimit e realizoi në kushtet e Shqipërisë politike dhe të vullnetit patriotik kombëtar të trojeve integrale kombetare e me gjerë.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 17 Sep 2019 11:32
Last Modified: 17 Sep 2019 11:32
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/308

Actions (login required)

View Item View Item