VËSHTRIM I ZHVILLIMIT TË FUSHAVE TË DIJES DHE I TERMINOLOGJISË TEKNIKE SHQIPE

PLLANA, Sadete and PLLANA, Gani (2019) VËSHTRIM I ZHVILLIMIT TË FUSHAVE TË DIJES DHE I TERMINOLOGJISË TEKNIKE SHQIPE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 73-78. ISSN 2545-4919

[img] Text
12.pdf

Download (1MB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Shfaqja dhe zhvillimi i fushave të dijes kushtëzohen në radhë të parë nga nevoja që ndjen shoqëria për to dhe si të tilla janë në varësi të kushteve historiko-shoqërore, ekonomiko-sociale, kulturore e zhvillimi të shoqërisë. Kështu, p.sh., përsa i përket Shqipërisë vetëm në fund të shek. 19-të ishin pjekur kushtet historiko-shoqërore, ekonomiko-sociale e kulturore për shfaqjen dhe zhvillimin e një rrethi, ndoshta të ngushtë, fushash dije, të cilat u zgjeruan ose, më së shumti, u diferencuan më vonë duke dhënë një varg fushash të tjera. Në Kosovë, kushtet historiko-shoqërore ndikuan që të kemi një vonesë në zhvillimin e terminologjisë teknike shqipe pas viti 1970 (me hapjen e Universitetit të Prishtinës). Historia e lindjes dhe e zhvillimit të sistemeve konceptore të fushave të ndryshme të dijes në format empirike në fillesat e tyre dhe, më vonë, shkencore të mirëfillta, tregon se secili sistem konceptor ose, më saktë, një pjesë ose baza e tij është ndërtuar mbi një ose disa baza ose në kombinim me njëra tjetrën, të pranishme edhe sot në masa të caktuara në çdo sistem konceptor dhe që pasqyrohen si të tilla në sistemin përkatës terminologjik si leksik special, çka vihet re në mënyrë të theksuar në terminologjitë teknike të shqipes. Kjo do të thotë se një fushë dije, e ngritur mbi një fushë të caktuar, shërben vetë si bazë për një fushë tjetër.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 17 Sep 2019 11:32
Last Modified: 17 Sep 2019 11:32
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/310

Actions (login required)

View Item View Item