KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES

DURMISHI, Izmit (2019) KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 79-84. ISSN 2545-4919

[img] Text
13.pdf

Download (1MB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “sufiksi diminutiv”. Çështja e fjalëformimit të shqipes është trajtuar nga guhëtarë të huaj dhe vendës edhe në të kaluarën. Për trajtimin e temave tilla, si dhe për shumë çështje të tjera albanologjike, mjafton të rikujtojmë sidomos kontributin e Gustav Majerit me veprën “Studime shqiptare”, Vjenë, 1883, Maksimilian Lambercit me veprën “Studime dialektore italo-shqiptare,”Getingen, 1924, Eqrem Çabejt me dorëshkrimin e veprës “Studime italo-shqiptare”, Vjenë, 1933, Gjergj Pekmezit me veprën “Gramatika e gjuhës shqipe”, Vjenë, 1908, si dhe shumë të tjerë, të cilët, kush më shumë e kush më pak, kontribuan në fushën e fjalëformimit dhe në fusha të tjera të dijes albanologjike. Përpos studimit të shqipes nga studiuesit vendës, prurjet për shqipen nga të huajt vazhduan deri ditët e sotme. Kësaj radhe veçuam ta shtjellojmë kontributin e Voisllav Dançetoviqit për sufiksin diminutiv të emrave të shqipes, pasi, siç ka vënë në dukje edhe vet autori, ky segment i fjalëformimit ishte trajtuar fare pak deri në vitet e 60-ta, ndoshta jo mjaftueshëm edhe sot.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 17 Sep 2019 11:32
Last Modified: 17 Sep 2019 11:32
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/311

Actions (login required)

View Item View Item