YMERAJ, Ermira and SMAKAJ, Elira (2019) FJALA DHE FALJA NË KANUN. FJALËT URTA SI ÇËSHTJE TË PAREMIOLOGJISË. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 159-164. ISSN 2545-4919
Text
23.pdf Download (4MB) |
Abstract
Fjalët e urta si çështje të paremiologjisë, mveshen me vlera filozofike, sociologjike, juridike, etike, etno-historike.“Urtësia” e tyre në përmbajtje, ka vlerën e një ligji të shkruarnë nene të veçanta të sistemeve juridike të njohuranga shoqëria njerëzore shqiptare. “Njeriu lidhet prej fjale, kurse kafsha prej briri”. Tekstet të tilla i quajmë fjalë të urta, ato janë të shkurtëra, koncize dhe të mprehta, janë kontekste semantike që theksojnë situata përkatëse. Si thënie janë autonome dhe kanë kuptim të plotë, por gjithmonë të përmbledhura në një kontekst diskursiv dhe të integruar me tekste të tjera. Këto thënie kanë vlerë ose kuptim paremologjik vetëm nëse ato bazohen në situata konkrete ose në realitete historike. Me fjalë të tjera, fjalë të urta quhen të tilla, vetëm kur një komunitet i njeh ato dhe u jep atyre fuqi e pushtet ekspresiv dhe komunikues.Në kanun thëniet të tilla,dalin si krijime metaforike popullore që përmbajnë një mësim moral dhe shprehin besimet dhe idetë e një komuniteti.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 17 Sep 2019 11:56 |
Last Modified: | 17 Sep 2019 11:56 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/321 |
Actions (login required)
View Item |