NDIKIMET POLITIKE NË KULTIVIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Dogani, Besa (2019) NDIKIMET POLITIKE NË KULTIVIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 186-188. ISSN 2545-4919

[img] Text
27.pdf

Download (685kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Grupet kryesore etnike në Maqedoni, mes tjerash, e ndajnë organizimin e përbashkët patriarkal të familjes. Prandaj, këto popuj jetojnë në parakushte të njëjta për sa i përket kultivimit të trashëgimisë kulturore, por përkujdesja institucionale e pafavorshme për shqiptarët ka bërë që në këtë fushë të ketë dallime zhvillimore midis etnive të ndryshme. Duke jetuar në këto qarqe të mbyllura ata kanë pasur shumë pak mundësi për të qenë të ndikuar nga jashtë dhe u kanë qëndruar besnik bindjeve të tyre të kultivuara me vite, të cilët shpeshherë konsiderohen si të prapambetura, të mbyllura ndaj ndryshimeve, plot me paragjykime dhe mosbesim, që në shumë raste konsiderohen të jenë në kufi të demokracisë. Duke marrë parasysh faktin që për shkak të fuqisë së dobët ekonomike dhe mundësive të pakta për zhvillim, shqiptarët e sidomos ata të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë pasur shumë pak përkujdesje institucionale, shumë pak rëndësi i kanë dhënë trashëgimisë kulturore dhe ruajtjes dhe kultivimit të saj. Po ashtu nëse kësaj i shtohet edhe periudha e gjatë në të cilën shqiptarët e këtyre trojeve kanë jetuar nën pushtim apo trysni të sistemit politik komunist, mund lirisht të thuhet se trashëgimia kulturore është shumë e paktë e sidomos në formë të dokumentuar. Pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore është ruajtur përmes këngëve, gojëdhënave, rrëfenjave, siç janë ritualet e dasmës në rajone të ndryshme (Kërçovë, Kumanovë, Rekë e epërme), Pehlivanët në Studeniçan, Karnavalet e Bozovcës, si pjesë e trashëgimisë jomateriale. Trashëgimi materiale ka shumë pak dhe ndër to mund të veçojmë Shtëpinë e Kongresit të Manastirit, Kalanë e Tetovës dhe disa monumente të periudhës osmane. Përpos përpjekjeve të disa mediave që të aktualizojnë trashëgiminë kulturore dhe të ngritin vetëdijen e përgjithshme për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të saj, nuk ekziston ndonjë Ligj apo rregullore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. As që ka ndonjë nismë për krijimin e koleksionit kombëtar të trashëgimisë së luajtshme, digjitalizimin e trashëgimisë kulturore në përmbledhje shënimesh, inventarizimin dhe dokumentimin digjital të trashëgimisë kulturore, apo masa të ngjashme. Ky punim ka për qëllim që me shembujt praktik që do të shtjellohen në të, të bëj një vështrim krahasues të gjendjes së trashëgimisë kulturore në Maqedoni para ndikimit të epokës digjitale dhe periudhës aktuale dhe të konstatojë nëse një ndikim i tillë ekziston dhe nëse ka arritur të sjell kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në një nivel më të lartë dhe të jep propozime dhe udhëzime për përmirësimin e gjendjes së konstatuar.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 17 Sep 2019 12:19
Last Modified: 17 Sep 2019 12:19
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/325

Actions (login required)

View Item View Item