Azizi, Hidajete (2019) RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 211-223. ISSN 2545-4919
Text
30.pdf Download (3MB) |
Abstract
Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektronike. Analiza e korpusit të materialit gjuhësor do t’i përfshijë karakteristikat dhe sidomos shkarjet nga normat e gjuhës shqipe në më shumë fusha të saj, si në rrafshin drejtshkrimor, në atë gramatikor, sintaksor e në rrafshin e leksikut. Konstatimi i një shpërdorimi të theksuar të normës së standardit gjuhësor të shqipes na bën që gjithashtu të ngremë edhe disa çështje të cilat mendojmë se janë shumë të rëndësishme e të ngutshme për t’u trajtuar, krejt me qëllim që të hulumtohen mënyra të duhura për përmirësimin e kësaj gjendje. E kemi fjalën këtu sidomos për një numër të madh të fjalëve të huaja të cilat në të shumtën e rasteve po përdoren pa nevojë në gjuhën e mediave elektronike dhe të cilat, sipas nesh, po i japin një drejtim të ri ecurisë së zhvillimit të gjuhës shqipe. E shohim këtë segment shumë shqetësues kur e kemi parasysh ndikimin e madh që kanë mediat, sidomos këto elektronike, në ndërgjegjësimin gjuhësor të shoqërisë në përgjithësi, pa marrë parasysh nivelin arsimor e intelektual.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 17 Sep 2019 12:19 |
Last Modified: | 17 Sep 2019 12:19 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/328 |
Actions (login required)
View Item |