Aliu, Lulzim (2019) SHMANGIA E PËRDORIMIT TË GJUHËS LETRARE SHQIPE NË MEDIAT SHQIPTARE. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 6 (11-12). pp. 224-231. ISSN 2545-4919
Text
31.pdf Download (1MB) |
Abstract
Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit kulturor e gjuhësor, përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde duhet të zotërohet e të promovohet. Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, e paraprakisht me Konsultën e Prishtinës më 1968, standardi i shqipes u përqafua e u mbështet si variant zyrtar i përdorshëm në të gjitha sferat publike institucionale e arsimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në Luginën e Preshevës. Realiteti i sotëm dëshmon për një nivel zotërimi e përdorimi të pakënaqshëm të standardit kundrejt trajtave dialektore ose të folmeve krahinore apo edhe fjalëve të huaja, veçoritë e të cilave i hasim dendur në domenin mediatik. Njëra nga fushat që, gjithsesi, ndikon në ndërgjegjësimin gjuhësor të problemeve të ndryshme shoqërore, padyshim janë mediat. Me mediat secili nga ne është në kontakt gjatë gjithë ditës: si me ato të shkruara, gazetat ditore ose periodike, revistat, po ashtu edhe me mediat elektronike, televizioni, radioja, interneti etj. Të gjitha ngjarjet që ndodhin në vend a në botë, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera nga fusha e kulturës, shkencës, sportit etj. transmetohen te lexuesi apo dëgjuesi kryesisht nëpërmes gjuhës. Pra, kur jemi te gjuha, mund të bëhet pyetja: Sa jemi kritik për atë se si po e flasim, apo po e shkruajmë atë? Kjo çështje në rend të parë i vë në përgjegjësi njerëzit që direkt apo indirekt merren me gjuhë. Nuk mjafton që me gjuhë të merren vetëm gjuhëtarët, siç, ndoshta, mund të mendojë ndokush. Gjuha është e të gjithëve. Duke e pasur parasysh, mungesën e një ndërgjegjësimi jo të mjaftueshëm gjuhësor të kësaj kategorie intelektualësh, gabime të tilla në mediat tona, po dalin për ditë e më shumë. Ky punim synon të sjellë një pasqyrë të gjendjes reale të përdorimit të standardit nga folësit e prezantuesit në disa nga transmetuesit elektronikë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Do të përpiqemi të sjellim përgjigje për shkallën e përdorimit të standardit, ndikimin e formimit gjuhësor të të ftuarve ndaj prezantuesve, nivelin e zotërimit të standardit nga folësit e prezantuesit, përkushtimin e tyre për ta përdorur korrektësisht normën e shqipes standarde dhe tipologjinë e emisioneve, si diktuese të përdorimit të standardit dhe të trajtave dialektore.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 17 Sep 2019 12:19 |
Last Modified: | 17 Sep 2019 12:19 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/329 |
Actions (login required)
View Item |