UNIVERSALJA NË VEPRËN E MIGJENIT

Veseli, Esmije (2021) UNIVERSALJA NË VEPRËN E MIGJENIT. International Journal of Human Sciences, 9 (15-16). pp. 78-80. ISSN 2671-3012

[img] Text
9 -78 - 80.pdf

Download (260kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia/h...

Abstract

Migjeni la pas vetes një lëndë letrare, tё shkruar në poezi e prozë, e cila jo vetëm që është lexuar dhe lexohet, por edhe rilexohet vazhdimisht, qoftë nga lexuesit e pasionuar pas letërsisë, qoftë nga lexuesit e specializuar.Vepra letrare e Migjenit ёshtё Njё sfinks i madhnueshёm, para tё cilit njeriut ia bren trutё enigmi. Migjeni, pёrmes një vёshtrimi artistik, nëpërmjet shqisës së tij prej shkrimtari të lindur, krijon një botë alternative, një botë të sajuar, e cila i përngjan botës reale. Ai merr nga bota reale aq sa i duhet për të krijuar vetёdijen e tij artistike. Në këtë botë ka vuajtje dhe tmerr, uri dhe sakrificë, përbuzje dhe përçmim, fatalizëm e zhgënjim, pesimizëm të thellë dhe rënie morale, por ka gjithashtu edhe shpresë, një shpresë te “Bijtë e shekullit të ri”, një shpresë te një forcë e re, e heshtur, e fshehur, e cila nuk e pranon gjendjen si është, por dёshiron njё botё tё re, njё jetё tё re, njё ardhmёri tё suksesshme. I tillë është vetë shkrimtari i ri në moshë, me ide të reja, me vizion të ri, me një ndjeshmëri tjetër artistike, i pasur shpirtërisht, me një gjuhë tjetër dhe të dallueshme nga paraardhësit e tij dhe nga bashkëkohësit. Migjeni është njëri nga ata që i paraqiti tё gjitha dukuritё shoqërore tё kohës deri në imtësi. E njeh sipërfaqen e saj, por edhe thellësinë e saj të padukshme sepse, vetëm duke e njohur, kjo shoqëri mund të ndryshohet. Meditimet ekzistenciale tё Migjenit mund tё tё pёlqejnё,por mund edhe tё tё mos pёlqejnё, por s’mund t’u mohohet atyre thellёsia filozofike ,pёrmbajtja humanitare dhe shprehja ekspresive groteske.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 22 Sep 2021 14:18
Last Modified: 22 Sep 2021 14:18
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/755

Actions (login required)

View Item View Item