Dulaj, Fridrik (2021) TIPARE TË SISTEMIT FOLJOR NË FOLMEN E RAHOVECIT ME RRETHINË. International Journal of Human Sciences, 9 (15-16). pp. 97-108. ISSN 2671-3012
Text
12 -97 - 108.pdf Download (317kB) |
Abstract
Në kuadër të ndryshimeve ekonomike-shoqërore dhe politike që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor janë duke ndodhur edhe ndryshime gjuhësore. Lëvizja e njerëzve ka bërë që të ndryshojë edhe gjuha. Hulumtimet dialektologjike të dikurshme, sot duhet të shihen në kuadër të ndryshimeve sociolinguistike. Ky punim ka për qëllim të pasqyrojë disa tipare foljore në një areal të ngushtë gjuhësor në Kosovë. Hulumtimi është bërë në zonën e Rahovecit, duke u mbështetur në të dhënat e Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe, duke i krahasuar ato me gjetjet në terren. Rezultatet na sjellin të dhëna interesante sa i përket disa trajtave foljesh, të cilat gjatë shfrytëzimit të literaturës dialektologjike dhe sociolinguistike nuk i kemi gjetur në asnjë të folme të shqipes. Folja do të shihet sipas kategorive gramatikore të mënyrës, të vetes, të kohës, të diatezës. Gjithashtu po aq me rëndësi do të jetë edhe trajtimi i formave të pashtjelluara. Prandaj analizat e këtyre trajtave foljesh do të na sjellin në konkludimin se e folmja e kësaj zone ka disa karakteristika që nuk dëgjohen në të folmet tjera verilindore.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 22 Sep 2021 14:18 |
Last Modified: | 22 Sep 2021 14:18 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/758 |
Actions (login required)
View Item |