SULEJMANI, Berton (2021) EMRAT E VENDEVE NË TABELAT RRUGORE NË RMV. International Journal of Albanology, 8 (15-16). pp. 9-15. ISSN 2545-4919
Text
ALBANOLOGJIA 15-16 -FINAL-9-15.pdf Download (1MB) |
Abstract
Përpjekje për të vënë sadopak rend në përdorimin e emrave të përveçëm të vendeve në tabelat rrugore në Maqedoninë e Veriut prore kanë ekzistuar. Madje, krahas gjithë këtij kaosi gjuhësor që ka ndodhur te ne, sidomos nga viti 1991 e deri më sot, këto përpjekje kryesisht kanë qenë individuale e kolektive (katedrat e gjuhës shqipe Shkup e Tetovë). Andaj, nevoja e hartimit të një politike gjuhësore zyrtare në Maqedoninë e Veriut siç ndodhi me themelimin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, ishte domosdoshmëri, sepse puna e angazhimi i gjuhëtarëve dhe dashamirëve të gjuhës nuk mund t’u bënin ballë më gjithë këtyre problemeve gjuhësore. Në këtë kumtesë do të trajtojmë disa emra të përveçëm të qyteteve, fshatrave e lagjeve në Maqedoninë e Veriut. Shpeshherë kemi vërejtur luhatje në shkrimin e këtyre toponimeve, kryesisht në tabela rrugore, në tabela elektronike të stacioneve hekurudhore e të autobusëve, si: *Novo Sellë (maq. Ново Село) në vend që ta shkruajnë Novosellë (pashq.) Novosella (shq.); *Radishanë (maq. Радишани) për Radishan (pashq.) Radishani (shq.) etj. Pas Kongresit të 1972-ës si brenda, ashtu edhe jashtë trevave shqiptare, nëpër të gjitha nivelet e arsimit, mjeteve të informimit, institucionet shtetërore e private filluan t’i përdorin rregullat e shqipes së njësuar (shqipes standarde). Shqiptarët në Maqedoni (sot, Maqedonia e Veriut), ndërkaq, në të gjitha nivelet e arsimit e mësojnë dhe e studiojnë shqipen. Hapja e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në kuadër të Universitetit të Shkupit, themelimi i Universitetit të Tetovës (1994, zyrtarizimi në vitin 2004) brenda së cilës funksionon edhe Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, themelimi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve “Pjetër Bogdani” (2007), së fundi edhe Universiteti Nënë Tereza janë ngjarje shumë të rëndësishme që lidhen me shqipen në Maqedoninë e Veriut. Por, duhet ta pranojmë një fakt se rrethanat shoqërore, politike etj., nuk qenë të njëjta për përvetësimin apo zotërimin e normës gjuhësore në trekëndëshin shqiptar Tiranë – Prishtinë – Shkup.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 02 Oct 2021 21:27 |
Last Modified: | 02 Oct 2021 21:27 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/806 |
Actions (login required)
View Item |