E DREJTA ZAKONORE SHQIPTARE DHE KONTRIBUTI I EDITH DURHAMIT, MARGARET HASLUCKUT DHE I KAZUHIKO YAMAMOTOS NË STUDIMIN E SAJ

Muhadri, Besim (2021) E DREJTA ZAKONORE SHQIPTARE DHE KONTRIBUTI I EDITH DURHAMIT, MARGARET HASLUCKUT DHE I KAZUHIKO YAMAMOTOS NË STUDIMIN E SAJ. International Journal of Albanology, 8 (15-16). pp. 35-43. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 15-16 -FINAL-35-43.pdf

Download (551kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Qëlimi i këtij punimi është trajtimi i disa aspekteve që kanë të bëjnë me të drejtën zakonore shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, të bëra nga Edith Durham, Margaret Hasluck dhe Kazuhiko Yamamoto. Me këtë rast do të vëmë në pah mendimet dhe vlerësimet e këtyre tre studiesve të shquar të antroplogjisë shqiptare. Përpjekjet e studiuesve në studimin e së drejtës zakonore shqiptare, nuk kanë reshtur asnjëherë, mirëpo ato u intensifikuan pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçmas në dekadat e fundit të shekullit të kaluar (XX). Në studimet e tyre ata fokusohen në aspekte relevante të kësaj vepre monumentale të etnokulturës shqiptare. E. Durham është e mendimit se Lekë Dukagjini duhet të ketë qenë një personalitet i fuqishëm i kohës së tij, ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit, i përngjan me ligjet e fiseve të vendeve të tjera. Ajo hedh dyshimin se ai mund të jetë krijuar më herët sesa në shekullin XV. Margaret Hasluck, të drejtën zakonore shqiptare e sheh si mjet i kuptimit të bazave themelore logjike të këtij kodi si dhe zbatimin e tij në praktikë; K.Yamamoto përqëndrohet tek aspekte etike të Kanunit, gjithnjë në kërkim të gjetjes së elementëve etikë, duke i krahasuar ata me traditat antike japoneze. Analizat kritike të teorive të Hobbes, Rousseau, Nietzsche dhe Girard, e shpien atë te propozimi i një teorie të re, e cila ngulmon në idenë se një shoqëri pa pushtet shtetëror ka etikë dhe rend shoqëror, që zhvillohen në mënyrë të vetvetishme në bazë të besimeve fetare pagane.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 02 Oct 2021 21:27
Last Modified: 02 Oct 2021 21:27
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/810

Actions (login required)

View Item View Item