ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË KËNDVËSHTRIMIN SOCIOLINGUISTIKË

Dulaj, Fridrik (2021) ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË KËNDVËSHTRIMIN SOCIOLINGUISTIKË. International Journal of Albanology, 8 (15-16). pp. 75-83. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 15-16 -FINAL-75-83.pdf

Download (336kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Sociolinguistika si disiplinë në gjuhësinë shqiptare po mbush dy dekada jetë hulumtimi dhe shqyrtimi. Tashmë rezultatet e këtyre hulumtimeve i gjejmë të publikuara në monografi e revista të ndryshme shkencore. Punimi ynë ka për qëllim të sjellë disa të dhëna të hershme të elementeve sociolinguistike në shoqërinë shqiptare para se të definohej vetë përkufizimi i saj si disiplinë gjuhësore. Për të realizuar këtë punim, jemi nisur nga teoria sociolinguistike e themeluesit të saj Joshua Fishman, i cili mendonte se hulumtimi sociolinguistik duhet të ndërtohet mbi këto kërkesa: kush, me kë, kur dhe ku, përse a për çfarë, si flet? Se elementi gjuhësor dhe grupi shoqëror në shoqërinë shqiptare paraqesin larmi ndërshtresore të gjuhës shqipe të kujtojmë punimin e Eqrem Çabejt për të folurit të grarisht, ose punimin e Qemal Haxhihasani për të folmet shoqërore. Sociolinguistika shqiptare mori drejtim dhe u konkretizua mirëfilli si disiplinë gjuhësore me hulumtimet dhe shqyrtimet sociolinguistike të akademik Gjovalin Shkurtajt gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Duke kundruar mbi dialektet dhe të folmet e shqipes, në rrjedhën e ligjërimeve popullore mund të gjinden rrënjët e sociolinguistikës shqiptare. Në traditën shqiptare elementet e grupeve shoqërore dhe grupeve gjuhësore kanë diferencuar njëri-tjetrin në ligjërim, duke përdorur variacione sipas rrethanave shoqërore, emocionale dhe politiko-ekonomike. Të kujtojmë kujdesin dhe leksikun e zgjedhur në odat e burrave. Rendin e ligjërimit në rrethana të ndryshme të jetës shoqërore.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 02 Oct 2021 21:27
Last Modified: 02 Oct 2021 21:27
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/814

Actions (login required)

View Item View Item