TË ZBULOSH DIÇKA APO TË MERRESH ME ZANAT

BALLAZHI, Zeni (2018) TË ZBULOSH DIÇKA APO TË MERRESH ME ZANAT. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 6 (9-10). pp. 141-145. ISSN 2671-3012

[img] Text
17.pdf

Download (800kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia

Abstract

Një fragment nga kati më i ri i arteve pamore të viteve të fundit që po zhvillohen tek shqiptarët në përgjithësi. Mendoj që sot edhe tek ne është bërë një zgjidhje, dhe jemi të bindur se arti nuk është një çështje shijeje të përgjithshme, por një çështje zgjidhjeje personale. Zgjidhja kërkon kurajo dhe vendosmëri, ndërsa shija mbetet përherë e papërcaktuar dhe e pavendosur . Arti që flet në këtë nivel është një instrument që ndërgjegjëson për bashkëshoqërimet historike, që bën të ngjasin plot gjera, që ngre emocione që kërkon vlerësim, arti i cili nuk i drejtohet ndërgjegjes së transfiguruar metafizike, por heton në kushtet e ekzistencës tokësore dhe prandaj na provokon që t’i shohim gjërat në një mënyre të re. Në vend të hetimi të kotë të estetikës së gjërave edhe në artin pamor ka filluar përpjekja për zbulimin e një bukurie të fshehur, kërkimi i thelbit (esencës). Në shumë vepra të arteve pamore, materialet po fitojnë një intensitet të ri, po shpërbëhen në pika të reja ndjesore referimi ku: “Arti kërkon sytë, intelektin, dëshirat, por ai është gjithnjë i lidhur me trupin”. Për natyre arti është subversiv, ai vë në pikëpyetje realitete të konsoliduara shqetëson tradita të rrënjosura dhe kështu krijon rregulla te reja gjuhësore, njëkohësisht artistike dhe shoqërore.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 05 Jun 2019 08:30
Last Modified: 05 Jun 2019 08:30
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/82

Actions (login required)

View Item View Item