GJUHËSIA SHQIPTARE KUNDREJT PËRDORIMIT ZYRTAR TË GJUHËS SHQIPE NË RVM

Ibrahimi, Zeqirija (2021) GJUHËSIA SHQIPTARE KUNDREJT PËRDORIMIT ZYRTAR TË GJUHËS SHQIPE NË RVM. International Journal of Albanology, 8 (15-16). pp. 185-193. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 15-16 -FINAL-185-193.pdf

Download (332kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Në kuadër të gjuhësisë është zhvilluar edhe një disiplinë gjuhësore, që është emërtuar si Gjuhësia e zbatuar (Applied Linguistics), e cila merret me studimin e aplikimit të gjuhës në shoqëri, duke i studiuar problemet reale gjuhësore në shoqëri dhe duke ofruar zgjidhje për to. Ajo është një fushë interdisiplinore e gjuhësisë, që – pos tjerash – merret edhe me planifikimin e gjuhës ose politikat gjuhësore. Këto dy nocione, që do të përdoren dendur në këtë tekst, edhe pse shpesh hasen si sinonime ose pranë njëri-tjetrit, kanë edhe kuptimet e tyre të dallueshme. Bernard Spolsky në studimin përmbledhës prestigjioz dhe bashkëkohor të Universitetit të Kembrixhit “Language policy”, ku janë përfshirë një mori tekstesh të kësaj fushe, thotë se: “Planifikimi i gjuhës është ndryshim i qëllimshëm i gjuhës, ndryshim në sistemet e kodit gjuhësor ose të folurit ose të dyja ato dhe bëhet nga organizatat që janë krijuar për qëllime të tilla ose u është dhënë një mandat që të përmbushin qëllime të tilla. Si i tillë, planifikimi i gjuhës është përqendruar në zgjidhjen e problemeve dhe karakterizohet nga formulimi dhe vlerësimi i alternativave për zgjidhjen e problemeve gjuhësore. Ai gjithnjë është i orientuar drejt së ardhmes, duke specifikuar politikat dhe strategjitë përpara veprimit që duhet të ndërmerret. (Spolsky, The Cambridge Handbook of language Policy, 2012, f. 16). Ndërkaq, Prof. Rexhep Ismajli në veprën “Në gjuhë dhe për gjuhë”, në lidhje me termin planifikim gjuhësor krijon një citat të parafrazuar të disa gjuhëtarëve (Weinstein, Wardhaugh, Byron), duke thënë se: “Planifikimi i gjuhës është përpjekja e autorizuar, afatgjatë, e mbështetur dhe e vetëdijshme për të ndryshuar funksionin e gjuhës në shoqëri me qëllim të zgjidhjes së problemeve të komunikimit” (Ismajli, 1998, f. 19) Në frymë të kësaj është edhe gjuhëtari Jean Dubois, të cilit i referohet prof. Bahri Becit, sipas të cilit me politikë gjuhësore kuptojmë “tërësinë e masave dhe të projekteve ose strategjinë që ka për qëllim ta rregullojë statusin dhe formën e një gjuhë ose të shumë gjuhëve” (Beci, 1999, f. 13). J. Byron, e cila u referohet autorëve Jernudd dhe Das Gupta, thotë se: “Planifikimi nënkupton që vendimmarrësit zgjedhin një linjë veprimi të pranueshme ose edhe optimale, por gjithmonë brenda mundësive dhe burime materiale e njerëzore në dispozicion dhe vetëm në funksion të arritjes së qëllimeve të miratuara nga autoritetet politike” (Byron, 2012, f. 31).

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 02 Oct 2021 21:28
Last Modified: 02 Oct 2021 21:28
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/829

Actions (login required)

View Item View Item