DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E REKËS SË EPËRME

Sulejmani, Fatmir (2022) DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E REKËS SË EPËRME. International Journal of Human Sciences, 10 (19). pp. 65-68. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 19 - 2022 - 05.11.2022 FINAL-65-68.pdf

Download (292kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia/v...

Abstract

Rekën, që nga shënimet e Pukëvilit, e gjejmë të banuar me popullatë shqiptare - me burra dinjitozë e me tigra të luftës malore, për të cilët kanë shkruar historianë të shumtë. Kjo është faqja e dokumentuar e një të vërtete, anën tjetër të së cilës e përbën tema tabu e asimilimit tinëzak të njerëzve të kësaj krahine, të cilën e çelëm pas një shekulli të plotë heshtjeje prej peshku. Reka e Epërme, që si sinor shtrihet në të dy anët e Radikës, midis kurorave malore të Korabit e Deshatit, ka qenë përherë zemra e Shqiptarëve ortodoksë, të cilët gjer vonë e kanë ndier veten si pjesë të tërësisë së kombit. Por, lënia pas dore e Rekës dhe tjetërsimi i dhunshëm i shqiptarëve në sllavë, i filluar nga Jugosllavia e Versajit dhe e finalizuar nga Maqedonia socialiste si pjesë e Jugosllavisë së Avnojit, e ka shkretuar rajonin dhe i ka shprazur gati në tërësi fshatrat e banuar me popullatë shqiptare të krishterë dhe muslimane, si: Zhirovnica, Grekaj, Vërbeni, Vërbjani, Tanusha, Rimnica, Nivishta, Zhuzhnja, Shtirovica, Reçi, Strezimiri, Brodeci, Niçpuri, Bogdeva, Krakornica, Dubova, Vollkovia, Senca, Tërnica, Mavrova, Nikifori, Kiçinica, Beliçica, Lemnova, Brezovica, Çajani, Dufi. E veçanta e procesit të shndërrimit të shqiptarëve ortodoksë në sllavë brenda disa dekadash, është asimilimi i heshtur i mijëra rekasve dhe indiferenca e shqiptarëve të tjerë, që gjithashtu e bënë sehir pabëzajtur gjëmën e vëllezërve biologjikë. Ndaj, aq sa flet kjo vaki për metodat e sofistikuara të asimilimit në fjalë, po aq ndriçon edhe ndërgjegjen tonë kolektive, gatishmërinë për t’u shkrirë në asgjë me lehtësi të papërballueshme.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 08 Nov 2022 10:43
Last Modified: 08 Nov 2022 10:43
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1140

Actions (login required)

View Item View Item