Ramadani, Nertila (2023) NDIKIMI KULTUROR NË KËRKIMIN E FALJES, PËRFAQËSIMI I KËTIJ AKTI KUMTUES NDËR SHQIPTARËT QË JETOJNË NË RMV. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 382-388. ISSN 2545-4919
Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - 20.09.2023 -382-388.pdf Download (474kB) |
Abstract
Studimi i pragmatikës dhe i disiplinave të veçanta po bëhet fenomen që zhvillohet në hulumtimet linguistike në nivel botëror. Gjuhëtarët dhe filozofët i konsiderojnë aktet e të folurit si një fenomen normal. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po bëhen kërkime se cilat akte të të folurit përdoren në komunikimin e përditshëm. Aktet e të folurit dhe realizimi i tyre gjuhësor kushtëzohen nga faktori kulturor. Mënyra se si realizohen aktet e të folurit ndryshon nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën. Kështu, për shembull, nëse në botën perëndimore fjalët “pardon” ose “sorry” përdoren shpesh për aktin e kërkimit të faljes, në praktikën shqiptare këto shprehje nuk janë pjesë e jetës së përditshme. Në vend të kësaj, preferohet të përdoren fjalët shqipe, “më falni/ më fal”, “kërkoj falje/kërkoj ndjesë”, etj. Qëllimi i këtij punimi është të ofrojë përqasje teorike, empirike dhe statistikore të aktit kumtues – faljes, gjegjësisht të japim të dhëna më të qarta në lidhje me faktin se sa shpesh kërkojmë falje, në çfarë mënyre, cilat fjalë dhe folje i përdorim gjatë kërkimit të faljes, a ekziston dallim gjinor në mënyrën e kërkimit të faljeve, si kërkojnë falje të rinjtë kundrejt të moshuarve, a ndikon konteksti i ligjërimit dhe bashkëbiseduesi në aktin e faljes etj.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | pragmatika, aktet e të folurit, falja, gjinia, mosha |
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 24 Sep 2023 21:16 |
Last Modified: | 04 Oct 2023 21:15 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1258 |
Actions (login required)
View Item |