ROLI I FJALËVE ME KARAKTER NDËRKOMBËTAR NË MËSIMIN E GJUHËVE TË HUAJA

KALLDRËMXHIU, Nikoleta (2023) ROLI I FJALËVE ME KARAKTER NDËRKOMBËTAR NË MËSIMIN E GJUHËVE TË HUAJA. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 389-397. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - 20.09.2023 -389-397.pdf

Download (567kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Fjalët ndërkombëtare ndihmojnë ne pervetesimin e gjuhes dhe nëpërmjet tyre, zbulimin e ndikimeve kulturore të kaluara dhe të sotme.Reflektimi gjuhësor i tyre në ndryshimet sociale , vitet e fundit është pasqyruar sidomos te globalizmi dhe internationalismi. I pranishêm kudo, veçanërisht nê arsimin e lartë, globalizmi ka rritur gjerësisht kërkesën, që studentët të kêrkojnë programe të cilat i mumdêsojnê tê lëvizin lirisht. Kjo nê rradhê tê parê lidhet me zgjerimin e përvojës gjuhësore dhe njohurive gjuhêsore ,pêr tê kuptuar leksikun akademik, si dhe popuj, kultura e vende të ndryshme, duke krijuar një forcë intelektuale të lëvizshme. Kërkesa të tilla çojnë në module të reja mësimdhënie, siç është përvetësimi e fjalëve ndërkombëtare dhe ato të njëjta në të paktën tri gjuhë të së njëjtës familje gjuhësore. Ky artikull ndihmon jo vetëm për të mbajtur një qëndrim të ri ndaj fjalêve ndêrkombëtare si pjesë e trashëgimnisë botërore, por edhe si shërbyese apo thënë ndryshe katalizator në mësimin e gjuhëve të huaja dhe ndjeshmërisë gjuhësore të individit. Fjalë ndërkombêtare , si: aspekt, autonom, kronik, aprovoj, aksion, konstant,ekstrakt, kontemporan, transport, zhargon, energjik,mit, potencial, turbulent, vital, karizma, spontan, humor, absurd, unik, propozoj brillant etj janë një shembull i çka më sipër vijuam. Të paraqitura një tabelë multilinguale, ku fjalët ndërkombëtare të TOEFL test janë paraqitur me homologet e tyre në gjuhën italiane, franceze,gjermane dhe rumune. Përveç përkufizimit të ndërkombtarizmave dhe kriteret e pranimit të tyre, kemi sqaruar traditën , bashkëkohësinë e tyre si dhe përzgjedhjen e gjuhëve në punim. Gjuha njerëzore ështê njê kod dhe sa më shumê fjalë çelës të saj të zbulojmë, aq mê shpejt arrijmë idealin e njeriut modern të mësuar, që mendohet të jetë tê paktën trimgua. Njohja dhe mêsimi i gjuhêve evropiane nê arsimin paeauneversitar dhe universitar lehtëson në rradhë të parë mësimin e fjalorit akademik. Pêrvoja gjuhësore të nxënësve janê paraqitur nê botime tê tilla, siç êshtê Portofoli i European i Gjuhêve nê AML nê Republikên e Shqipêrisê , duhet të zgjerohen me shënimet e nxënësit mbi ngjashmëritë gjuhësore, që ai vëren në gjuhët e mêsuara, qê ndihmojnê si atê vetê, ashtu edhe studiuesin e gjuhês. Si pjesë e gjuhêsisê sê zbatuar rezultati i plotë i këtij mëtimi, mund të ishte një libër, në secilin fjalë e shqipes do të vihesh me homologet e saj, bashkë me përshkrimin, kuptimet dhe etimologjinë.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: ndërkombêtarizma, globalizëm, kod, e lëvizshme
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 24 Sep 2023 21:20
Last Modified: 04 Oct 2023 21:11
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1260

Actions (login required)

View Item View Item